Ballina / BOTA / Francë: Ekzekutohet me prerje koke një person

Francë: Ekzekutohet me prerje koke një person

Një person është vrarë në sulmin që po cilësohet terrorist në Fabrikën e gazit në Lion (Lyon) të Francës, mëson infoglobi nga burimet zyrtare në Paris.

Personi i dyshuar për kryerjen e kësaj vrasjeje është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje.

Autoritetet policore të Francës nuk japin detaje për vrasjen por vetëm e konfirmojnë ate, kurse CNN raporton se “para Fabriksës është vendosur koka e prerë e personit të vrarë”.

Ky medium citon dëshmitarët në vendin e ngjarjes sipas të cilëve personat që kanë kryer vrasjen, ekzekutimin me heqje te kokës në Lion të Francës, dhe kanë vendosur mjete eksplozivi në hapësirat e oborrit të Fabrikës kanë bartur flamurin me mbishkrime në gjuhën arabe, që po besohet se është flamur me të cilin e identofikon vetëvetën grupi i shpallur nga shumë vende të botës si grup terrorist – IS.

Prokurori në Paris ka lajmëruar se ka hapur rastin përmes departamentit anti – terrorist./infoglobi

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.