fbpx
france emigrantet

Francë: 5 të plagosur në incidentin me emigrantë

Pesë emigrantë janë qëlluar dje me armë të zjarrit gjatë përleshjeve ndërmjet afganëve dhe afrikanëve, në portin Kale në Francë, kanë thënë autoritetet.

Katër afrikanë nga Eritreja, të moshës 16 – 18-vjeçare janë plagosur në mënyrë kritike, ndërsa personi i pestë është dërguar në spital në qytetin Lil me plagë të rënda, kanë thënë zyrtarët.

“Ne kemi parë përshkallëzim të dhunës, që është bërë e padurueshme për emigrantët dhe ata që janë nga Kale”, tha ministri i brendshëm i Francës, Gerard Collomb, në vizitën gjatë natës në Kale.

“Ky është nivel i dhunës që kurrë nuk është parë deri tash”, tha Collomb.

Raportohet se dhuna ka shpërthyer derisa emigrantët ishin rreshtuar për të marrë ushqim dhe se afro 100 emigrantë nga Eritreja dhe 30 afganë, ishin përleshur.

Agjencia AFP ka raportuar se incidenti i rëndë kishte filluar kur një afgan kishte shtënë me armë.

Kampi famëkeq “xhungël” në Kale, që dikur i strehonte afro 8 mijë njerëz, të cilët shpresonin për të shkuar në Britani, është shkatërruar në vitin 2016.

Por, megjithatë, qindra emigrantë mbeten në këtë qytet-port, duke pritur për të udhëtuar ilegalisht në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.