Franca raporton 833 vdekje, Italia ende mbetet në krye të listës botërore

Franca ka raportuar për 833 vdekje në 24 orë si pasojë e infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë, prej shpërthimit të sëmundjes.

dhënat përfshijnë njerëzit që kanë vdekur në spitale dhe shtëpi kujdesi.

total i të vdekurve nga koronavirusi tani në këtë shtet ka arritur në 8,911- shifrën e tretë më të lartë pas Italisë dhe Spanjës.

“Ende nuk e kemi arritur fundin e epidemisë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 338,995 persona të infektuar dhe 9,683 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më së keqi nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur.

Italia ka regjistruar të hënën 636 vdekje të reja, apo rreth 100 më shumë sesa një ditë më parë, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, ndonëse numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri ka rënë dukshëm.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet nga virusi ka arritur në 16,523, çka përbën shifrën më të lartë në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.