Ballina / KOSOVA / Franca për vizat: Ky është kushti për të marrë liberalizimin
Didier Chabert ambasadori i frances 2018

Franca për vizat: Ky është kushti për të marrë liberalizimin

Faji pse nuk ka vendim për liberalizimin e vizave, sipas ambasadorit të Francës në Kosovë, është te pala kosovare.

Në një intervistë për Interaktiv në KTV, i dërguari i Macronit në Kosovë, Didier Chabert ka thënë se duhet ende punë në fushën e sundimit të ligjit nga Kosova, para se ta marrë vendimin BE-ja.

“Kemi pasur diskutime intensive për këtë temë ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe disa shtete kanë ngritur shqetësime që situata me sundimin e ligjit në Kosovë, nuk është e tillë që pritet për të marrë liberalizimin e vizave dhe që kriteri i fundit, që ishte luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkon punë shtesë. Ka ende punë për të bërë.

Nëse e merrni parasysh situatën, duke parë edhe javën e kaluar Anti-korrupsion, është e qartë se duhet ende punë për t’u bërë, por procesi është i hapur dhe i vazhdueshëm, dhe të gjithë shpresojmë që procesi i liberalizimit do të mbyllet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Chabert.

Ai ka shtuar se shpreson që vendimi të merret në pranverën e vitit të ardhshëm, dhe se Franca beson që populli i Kosovës e meriton lëvizjen e lirë në BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.