Ballina / Biznes / Karrierë / Franca padit Apple dhe Google
apple, google

Franca padit Apple dhe Google

Franca fillon një tjetër betejë kundër kolosëve të internetit Google dhe Apple, njoftoi ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire për radion RTL.

”Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktika tregtare abuzive, në Gjykatën Tregtare të Parisit”, deklaroi Le Maire.

Në këtë padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht si edhe çështja e rifreskimit të të dhënave.

“Të gjitha këto janë të papranueshme, nuk është ajo që presim. Ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç jemi trajtuar deri tani”, theksoi Le Maire, përcjell Atsh.

”Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, shtoi ai.

Provo po ashtu

Kosovarët duhet të punojnë rreth 3 muaj për një iPhone

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone xs, duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.