Ballina / KOSOVA / Franca, e bllokon apo jo Kosovën?
qeveria franceze, kosova, vizat

Franca, e bllokon apo jo Kosovën?

Haradinaj: Ministri francez tha se Franca nuk do ta bllokojë liberalizimin

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj pas vizitës që pati në Francë, po thotë se ka marrë qëndrim se ky shtet nuk do të bllokojë procesin e libralizimit të vizave për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri duke folur për vizitën e tij në Francë, tha se e mori këtë qëndrin pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të këtij shteti.

“Qëllimi ka qenë liberalizimi i vizave mundem me thënë që është arrit një progres i madh gjatë takimit qëndrimi i ministrit është që Franca nuk e bllokon këtë temë në hapat e mëtejmë për të marr një qëndrim”, tha kryeministri, derisa shtoi se është optimist se kjo e drejtë e Kosovës po realizohet.

“Po e kem filluar edhe një proces si shkëmbimi i informatave të ndërsjellë. Franca nuk e bllokon ecjen përpara në agjendë por edhe liberalizimin për Kosovën. Unë jam optimist që kjo e drejtë e Kosovës po realizohet edhe pse e kam ëndërr jetësore që kjo ditë të vijë’, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.