Ballina / BOTA / Franca e akuzon Rusinë për atë që po ndodh në Aleppo

Franca e akuzon Rusinë për atë që po ndodh në Aleppo

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka kritikuar ashpër rolin e Rusisë në qytetin e rrethuar të Aleppos, duke e akuzuar se i ka thyer premtimet për t’i ndihmuar civilët e bllokuar.
“Rusia po bën premtime të cilat s’po i mban. Vjen një moment, kur duhet të përgjigjesh duke ndërmarr veprime,” ka thënë Hollande, transmeton Express.
Edhe kandidati presidencial i Francës, Francois Fillon, e ka përshkruar rënien e Aleppos si përfaqësim i dështimit të Perëndimit dhe politikës së jashtme evropiane.
Ai tha se ekzistojnë dy opsione: ose intervenim ushtarak, të cilin askush nuk e dëshironte dhe vetëm SHBA-ja do të mund ta bënte – apo një përpjekje e përbashkët diplomatike për t’i sjellë të gjitha palët në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe ato që sot po kryejnë krime.

Provo po ashtu

India ndalon cigaren elektronike

Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.