Ballina / Galeria / FOTO GALERIA: Protesta e ‘opozitës së bashkuar’ , tani nga tendat

FOTO GALERIA: Protesta e ‘opozitës së bashkuar’ , tani nga tendat

Protesta ‘Ditë e natë’ e tri subjekteve opozitare të Kosovës , që e identifikojnë vetën si ‘opozitë e bashkuar’ ka filluar në orët e pasditës së 23 shkurtit në sheshin qendror të Prishtinës, por kësaj radhe me një qasje të re.

Befasia janë tendat, në të cilën aktivistët do të qëndrojnë, si thonë ata ‘deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme’, transmeton infoGlobi.

Pakënaqësia e opozitës, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka ngurruar të përdorë edhe dhunën, madje edhe duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, është pakënaqësi e drejtuar kundër pushtetarëve që nënshkruajtën Marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të Komunës me shumicë serbe , Marrëveshje kjo në të cilën Kushtetuesja e vendit gjeti një seri defektesh. Pakënaqësia tjetër ka të bëjë me Marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Me protestues po qëndrojnë edhe liderët e partive opozitare. “Nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm, të përhershëm, këtu në shesh. Ky aktivitet i kundërshtimit opozitar, në sheshin e kundërshtimit, tanimë është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura. Tenda nënkupton qëndrim të përhershëm”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Protestuesve opozitarë, pasdite iu bashkua edhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili gjatë ditës u dërgua me forcë nga policia në gjykatë, ku bashkë me disa deputetë të tjerë të opozitës akuzohet për “pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrës”, “përdorim mjetesh piroteknike”, “dëmtim të pronës publike”, etj.

Në kohën kur opozita po rregullonte tendat, brenda objektit qeveritar u takuan shefat e grupeve parlamentare të koalicionit qeveritar. Sipas burimeve të infoGlobit brenda Kuvendit “koalicioni qeveritar i ka siguruar votat e deputetëve dhe pret që, pas seancës së rregullt të së mërkurës, Kryesia e Kuvendit të thërrasë një seancë të re gjatë javës ku do të zgjedhet Presidenti i ri i Kosovës’.

Kundërkandidat i Hashim Thacit për President është Rafet rama nga PDK, por edhe Lista Serbe pritet të dalë me kandidatin e saj.

Këto janë pamjet nga protesta e cila filloi sot. /infoglobi/p

protesta 23 shkurt 2016 c protesta 23 shkurt 2016 1 protesta 23 shkurt 2016 8 protesta 23 shkurt 2016 6 protesta 2016 23 shkurt 10 protesta 23 shkurt 2016 2 protesta 23 shkurt 2016 3

12784609_836455286482178_785117686_n

12527686_836455239815516_899613832_n

12776823_836455209815519_607095170_o

Provo po ashtu

qyteti ne shitje 0

Lexoni për qytetin që është në shitje

Pse të blesh një shtëpi kur mund të blesh një qytet të tërë? Një qytet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.