Çiftit i duhet të qëndrojë edhe tre-katër muaj të tjerë në Amerikë me shpenzime marramendëse
Gruaja shtatzënë ka lindur tri muaj para kohe, duke sjellë në jetë një vajzë vetëm kur ishte 6 muajshe. Louis Borrill dhe e fejuara, Yeridiana Chazarez gjendeshin te familjarët e kësaj të fundit në Baltimore kur gruaja ndjeu dhimbje të forta.
Gjatë gjithë natës qëndroi në spital dhe të nesërmen, solli në jetë bebushen Lily Borrill.
Çiftit i duhet të qëndrojë edhe tre-katër muaj të tjerë në Amerikë, pasi foshnja peshon vetëm 0.7 kilogram dhe i nevojitet një kujdes i specializuar mjekësor.
Pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë rezultuar edhe shumë të këndshme për çift in britanik.
Nisur nga fakti se dyshja nuk kishte sigurim mjekësor, duke llogaritur po kështu edhe faturat e shtrenjta të spitaleve dhe hoteleve, shpenzimet në total shkojnë më shumë se 332 mijë euro.