Foshnja e prekur nga koronavirusi në mjekimin intensiv

Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK të hënën e 22 qershorit kishte lindur një foshnje.

Foshnja 3 750 gramëshe erdhi në jetë në gjendje të mirë.

Pasi u lirua në shtëpi nëna bashkë me të, iu dashtë  të ktheheshin sërish në Klinikën e Neonatologjisë, fiks 15 ditë më vonë.

Kjo për shkak që e porsalindura kishte temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, që janë edhe simptomat e para të infektimit me Covid 19.

Pas pranimit, për shkak të simptomave, foshnjës iu mor mostra për tu testuar nëse është e prekur me Covid 19.

Rezultatet treguan se edhe fëmija edhe nëna rezultuan pozitiv me Virusin Korona.

Por nuk dihet nëse foshnja ka marr virusin gjatë procesit të lindjes nga nëna, apo pas lindjes.

Prej së mërkurës, kur bebja rezultoi pozitiv, trajtim po merr në mjekimin intensiv dhe po mjekohet nga ana e stafit të neonatolgjisë.

Kurse nëna po qëndron në shtëpi në vetëizolim.

Deri më tash, që nga fillimi i pandemisë, në këtë Klinikë kanë lindur 6 nëna pozitive me Covid 19.

Fatmirësisht foshnjat e tyre kanë rezultuar negative në testimin për koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.