Nga arkivi

Formohet Komisioni hetimor parlamentar për të hetuar si u menaxhua pandemia

Me propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka marr vendim për të themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar që do të hetojë menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga Qeverisë Kurti.

Nga deputetët prezentë në sallë 74 kanë votuar për themelimin e këtij komisioni, që sipas propozueses, deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, do të merret me gjithçka që ka të bëjë me pandeminë, më atë që është bërë nga Qeveria, do të hetojë vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve derisa ishte i karantinuar dhe asaj që do të bëhet në lidhje me situatën e krijuar.

Dhjetë deputetë abstenuan, ndërkohë asnjëri, duke përfshirë këtu edhe deputetët e Vetëvendosjes, nuk ka votuar kundër formimit të KOmisionit Hetimor.

Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur: nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila – kryesuese, Labinotë Demi-Murtezi e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati e Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha – zv.kryesuese e Bekim Haxhiu, nga AAK-ja, Shkumbin Demaliaj, nga Lista Serbe, Milosh Peroviq, nga Nisma-AKR, Endrit Shala./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.