Ballina / KOSOVA / Formohet grupi punues anti -mafia

Formohet grupi punues anti -mafia

Prishtinë:  Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka themeluar grupin punues, i cili do të përgatisë dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht fushën “anti-mafia”.

 Grupi punues do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, ku në kuadër të këtij grupi do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues, gjyqtarë nga Këshilli Gjyqësor, përfaqësues, prokurorë nga Këshilli Prokurorial si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit.

Grupi punues është krijuar me qëllim të  avancimit të legjislacionit sa i përket luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, veçmas me qëllim të avancimit të bazës ligjore sa i përket konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, shpjegojnë në Ministri. 

Provo po ashtu

Shpend Ahmeti thotë se qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do …