Forenzika ndriçon vrasjen më të vjetër në histori

Forenzika ndriçon vrasjen më të vjetër në histori

Mbetjet e njerëzve të lashtë nga një shpellë në veri të Spanjës kanë ofruar dëshmi mbi sulmi vdekjeprurës të para 430.000 vitesh, ka treguar një studim i shkencëtarëve spanjollë.

Shkencëtarët kanë shqyrtuar kafkën e gjetur në lokacionin e quajtur Sima de los Huesos (Shpella e eshtrave), e cila përmban mbetjet e së paku 28 njerëzve.

Ata kanë konstatuar se dy fraktura në kafkë sigurisht i kanë shkaktuar “goditjet e shumëfishta” me qëllim “që të vrasin”. Ky zbulim është botuar në revistën PLOS One.

Me studim është dëshmuar, kanë thënë shkencëtarë, se dhuna është pjesë natyrore e kulturës më të hershme njerëzore.

Ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve e ka shqyrtuar kafkën, të quajtur Cranium 17. Rekonstruimi virtaul ka treguar se dy fraktura të dukshme qatë janë gati identike, që tregon se “të dyja janë shkaktuar me objekt të njëjtë”.

Shkencëtarët po e studiojnë Sima de los Huesosin nga vitit 2013, njofton BBC. Supozohet se shpëlla paraqet vendin në të cilin paraardhësit e neandertalëëve me qëllim i kanë hedhur të vdekurit e grupit të tyre shoqëror dhe paraqet dëshmitë më të hershme të sjelljes ndaj të vdekurve.-InfoGlobi

Forenzika ndriçon vrasjen më të vjetër në histori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.