Ballina / KOSOVA / Foli Presidenca: Betimi i anëtarëve të KQZ-së, bëhet të enjten
presidenca kosova

Foli Presidenca: Betimi i anëtarëve të KQZ-së, bëhet të enjten

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës që iu distribua përmes postës elektronike mediave.

Gjatë ditës Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Hashim Thaçi që menjëherë të emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.