Ballina / KRYESORE / Foli Kina: Finalja Kosovë-Serbi të jetë e pranueshme për dy palët
Kina

Foli Kina: Finalja Kosovë-Serbi të jetë e pranueshme për dy palët

Ambasadorja e Kinës në Beograd, Chen Bo, thotë se qëndrimi i shtetit të saj për Kosovën ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm që nga fillimi.

Bo ka thënë se Kina e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve ‘Beta.

Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorja kineze ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhur brenda kornizës së Rezolutës 1244.

“Ne besojmë se ajo mund të arrihet brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe rezolutave tjera të rëndësishme”, ka thënë Bo.

Sipas diplomates kineze mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritja e një marrëveshje të pranueshme për të dy palët përmes dialogut.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut”, ka thënë Chen Bo.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Serbia është i vetmi shtet në Evropën Qendrore dhe Lindore me të cilin Kina ka raporte dhe partneritet strategjik.

Në fund ajo ka thënë se partneriteti me Serbinë do të vazhdojë dhe me investime të shumta.

Provo po ashtu

Akis Tselentis

Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes tërmetet e tjera

Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë me sizmiologun grek, Akis Tselentis, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.