hajredin kuçi

FOL: Gabuam, Kuçi nuk është ndër më të pasurit

Lëvizja FOL, sot ka lansuar Platformën e Krahasimit të Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.

Gjatë publikimit, Lëvizja FOL, ka rritur pasurinë e Hajredin Kuçit, i cili po figuron në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur në vend.

Përmes një njoftimi, lëvizja fol ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik, si rezultat i së cilit Hajredin Kuçi figuroi në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.

“Pas rregullimit të këtij problemi teknik Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e Kuçit ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK. Kërkojmë falje për gabimet eventuale që mund të ndodhin për shkak të sistemit duke ju siguruar se FOL nuk ka tendencë ndaj asnjë zyrtari publik”, thuhet në njoftim.

levizja fol

Kjo plaftormë për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshinë afër 500 zyrtarë publik. Derisa për secilin për tyre në mënyrë individuale, qytetarët e Kosovës mund ta krahasojnë rritjen e pasurisë ndër vite, nga momenti kur kanë pasur një post publik.

Sipas rezultateve të platformës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalibor Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.