FMN

FMN: Pagat u rritën më shumë se ekonomia

Pagat në Kosovë janë rritur më shumë se që është rritur ekonomia. Kështu konstaton udhëheqësi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, ka thënë se rritja e pagave në sektorin publik në Kosovë duhet të jetë graduale dhe të bëhet në përputhje me rritjen ekonomike të vendit.

Sipas tij rritja ekonomike në muajt e fundit ka qenë e nivelit të kënaqshëm.

“Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë. Është një ekonomi me kapacitet të kufizuar dhe stabiliteti makrofiskal është i rëndësishëm për çdo shtet. Jemi të bindur që deficiti do të përmbahet edhe për vitin e ardhshëm”, ka potencuar Miniane.

“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një mospërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike” tha Miniane dhe shtoi se “Një parim tjetër ka të bëjë më frenimin e shpenzimeve dhe ky ishte element kyç sepse ideja është që të ruajmë hapësira të mjaftueshme për arsim, shëndetësi etj”.

Miniane beson se Kosova do të përmbahet nga shpenzimet që nuk janë në përputhje me parashikimet dhe trendet e ekonomisë.

“Ju e dini si ka qenë historia e pagave në Kosovë në shpërputhje sepse nuk është në rregull. Ideja është që pagat të rriten gradualisht. Mua më vjen mirë që ishim dakord me ministrin dhe jemi të bindur që pagat të jenë në përputhje me këta parametra”, ka theksuar njëshi i FMN-së në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri i financave, Bedri Hamza, ka shpjeguar se është “parashikuar edhe një zvogëlim i arsyeshëm i hendekut tatimor”.

“ Jemi dakorduar ta respektojmë rregullën fiskale. Deficiti primar pritet të jetë pak më i vogël se 2 për qind. Buxheti do të jetë mbi 2 miliard, ku vendin kryesor do ta zënë shpenzimet kapitale. Do t’i reflektojmë prioritetet e qeverisë që është sundimi i rendit dhe ligjit”, ka shpjeguar Hamza./infoglobi/m.d

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.