fbpx

Fluturimi më i gjatë

“Qatar Airways” mund të jetë linja e parë ajrore që do të realizojë fluturimin e parë direkt më të gjatë. Itinerari pa ndalesa do të jetë nga Doha, kryeqyteti i Katarit, deri në Okland, qytet në Zelandën e Re.

Përkthyer në orë fluturimi, ai do të jetë plot 18 orë e 34 minuta udhëtim. “Qatar Airways” kështu do të sfidojë itinerarin e linjës ajrore “Qantas”, nga Dallas i SHBA-ve deri në Sidnej të Australisë. Përshkrimi i kësaj distance është afërsisht 17 orë.

Pas këtij lajmi, disa kompani të tjera ajrore kanë riplanifikuar udhëtimet e tyre, për të thyer ndoshta edhe rekordin ajror të momentit. Linja ajrore e Singaporit ka treguar interes në rivendosjen e fluturimeve direkte ndërmjet Nju Jorkut dhe Singaporit në vitin 2018, udhëtim që mendohet të zgjasë 18 orë e 50 minuta.

Por të parët e dhanë lajmin “Qatar Airways”, ku shefi ekzekutiv i kompanisë javën e shkuar e bëri këtë të ditur në shfaqjen ajrore të Bahreinit. Linja ajrore do të përdorë avionin Boeing 777-200LR i cili do të akomodojë 217 pasagjerë në klasin ekonomikë dhe 42 në klasin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.