Ballina / KOSOVA / Fletëarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviqin

Fletëarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviqin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest, letër rreshtim vendor dhe letër rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se Zvonko Veselinoviq ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal “- tha Gashi.

Zvonko Veselinoviq, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymberi më 25 korrik të vitit 2011 në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të njësitit Rosu.

Ai dyshohet edhe për një varg veprash të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.