visar arifaj

Flet Kryetari Lexhendar, Visar Arifaj

Me moton “tenderët dhe punësimi, së pari për mua, pastaj për familjarët e nënkryetarët. Në fund edhe për popullin” radhët e Partisë së Fortë po shtohen dita ditës. Jozyrtarisht disa nga nënkryetarët kanë deklaruar për Info Globin se ‘pushtetarët kanë tallur me vite qytetarin e Kosovës’ dhe se tani është koha që qytetari të tallet me ta’.

Intervistoi: Evliana Berani

Padyshim, Partia e Fortë e drejtuar nga Kryetari Lexhendar, si i referohen Visar Arifajt nënkryetarët e partisë, është subjekt jo i rëndomtë politik, që është futur në garën zgjedhore për Prishtinën. Shumë të rinjë që vijnë nga radhët e këtij subjekti politik janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, si arti, muzika, teknologjia informative, etj.

Ja si i sheh zgjidhjet për arsimin, papunëisnë, shëndetësinë, parkingjet, mungesën e ujit dhe për problemet e tjera, Kryetari i Partisë së Fortë , Visar Arifaj. 

InfoGlobi: Thuhet se ju ka formuar PDK-ja për ta minuar, Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Sa qëndrojnë këto pohime?

 Arifaj: Pohimi është i mangët, se përveç PDK-së na kanë formuar edhe partitë tjera. Secila parti e ka pa të nevojshme themelimin tonë edhe pse janë parti konkurrente. Kontribut këtu ka edhe LDK-ja.

 InfoGlobi: Pse do duhej ta bëjnë njëgjë të tillë?

Arifaj: Thjesht e kanë kuptuar se tash është koha për një parti pak më serioze, e cila mundet me zgjidhë situatën në të cilën gjindemi sot.

 InfoGlobi: A keni pas kontakte me subjektet politike që janë në garë për Pishtinën?

 Arifaj: Kemi kontakte te vazhdueshmeme me secilin subjekt politikë, kështu që jemi të kordinuar me të gjithë. Shpresoj se edhe zgjedhjet do të shkojnë aq mirë, ashtu siç kanë shkuar deri më sot!

Definitivisht janë kontakte bashkëpunuese sepse ne jemi të hapur për bashkëpunim me secilin subjekt politik dhe jo vetëm, po edhe me qytetarë edhe me gjithë njerëzit që përmes pushtetit të Partisë së Fortë tentojnë ti arrijnë qëllimet dhe idetë e tyre. Kuptohet ne si  një subjekt politikë me influencë në sferën politike kosovare jemi të hapur  ndaj sygjerimeve të të  tjerëve  dhe do jemi më inkluzivë që edhe partitë tjera ata me pasë hapsirë me u shpreh tek ne.

visar arifaj

 InfoGlobi: Cila është platforma juaj politike? Cka keni ndërmend të bëni ju si parti në arsim, shëndetsi, infrastrukturë, klimë të biznesit?

 Arifaj: Programin pak më specifik do e shpalosim në ditët në vijim kur do të filloj edhe  fushata. Mirëpo, nuk ka dyshim se ne do ta marrim pushtetin, ajo dihet.

Për arsim kemi vlerësuar që shkolla e mesme është e panevojshme për nxënësit, e kemi parë edhe prej politikës që në fakt për të arritur sukses nuk është e nevojshe që njeriu të përfundoj shkollën e mesme. Kjo vjen si rrjedhojë për kursimin e buxhetit por dhe me i kursy nxënësit nga koha që ata e humbin. Ne do ta bëjmë kalimin prej shkollës fillore direkt në fakultet ose PHD, ose direkt në mardhënje pune.

Për shëndetsi ka qenë një çasje e gabuar deri më tani me mënyrën si ka funksionuar shëndetësia. Mendoj se në vend që të fokusohemi në shërimin e të sëmurëve, ne do të punojmë në preventivë. Nuk do të lejojmë që ata të sëmuren!

Ne si parti kemi menduar se si masë preventive secila familje të pajiset me nga një hajmali, sepse me te do të heqim nga rendi i ditës sëmundjet.

Për ekonomi, prioriteti është për ata që e përkrahin Partinë e Fortë. Ata do gjejnë menjëherë vende pune bashkë me familjarët e tyre. Nëse nuk mund ti punësojmë në sektorin provat, atyre do tu sigurojmë punë në administratë.  Administrata dhe institucionet byrokratike, si ka treguar përvoja me partitë e tjera , mundëson punësimin e pakufizuar, të të gjithë atyre që na votojnë ose vjedhin vota për ne.

 InfoGlobi: Një probelem i cili është identifikuar edhe i cili pritet që të dalë në sipërfaqe është mungesa e listave apo regjistrit se kush është titullarë i pronave . Për shkak të uzurpimeve të shumta,edhe transformimit ilegal të pronës nga njëri tëk tjetri, ky problem pa dyshim do të reflektohet në ekonomi. Cka do të bëjë për këtë Partia e Fortë?

 Arifaj: Zgjidhja është shumë e lehtë. Partia e Fortë do ti kthej të gjitha pronat kontestuese në pronë të saj. Vlerësojmë se kjo është mënyra më e mirë për ti ikur konflikteve. Pra, nuk e merr as njëra palë as tjetra, pasi partia është ajo që do ta marr në pronësi tokën apo objektin në fjalë.

 InfoGlobi: Kush do ta financojë fushatën e partisë tuaj ?

 Arifaj: Të gjithë e ndiejnë obligim moral të japin kontribut për çështjen e Partisë se Fortë.

Definitivisht, ne presim që secili qytetar secili profesionist në fushën e vetë të ofrojë diçka. Nuk është që vetëm presim, por ajo është situatë reale që të gjithë të ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë me vullnet të lirë, vetëm e vetëm t’i ndihmojnë çështjes aq madhore në vend.

InfoGlobi: Si është e strukturuar Partia e Fortë?

 Arifaj: Struktura e brendshem partiake është e organizuar në një mënyrë shumë tradicionale. Fillon nga familja e secilit nënkryetar, kushërinjtë, ndoshta ka nevojë të shtrihet edhe deri të miqtë e tyre, Mirëpo, deri me tash nuk e kemi pa të nevojshme me u zgjeru shumë , sepse e kemi parë që vetëm me rrethin familjarë të secilit nënkryetar, shtrirja është më se e mjaftueshme. Madje në fakt është edhe e tepërt.

 InfoGlobi: Ju po e përmendni fjalën tradicionale dhe sjelljen tradicionale. Rrugëve të qytetit nuk po qarkulloni me xhipa apo vetura luksoze. Po e përdorni biçikletën, apo jo?

Arifaj:Tash është krijuar njëfarë tradite përdorimi i xhipave dhe veturave zyrtare nëpër qytet , mirëpo, nëse shkojmë pak më mbrapa atëherë vërejmë se ma tradicionale është biçikleta, kështu që për momentin atë e përdorim si mjetin ma të sukseshëm për manovrimin në trafikun e Prishtinës.

InfoGlobi: Çka do të bëni me trafikun, si do të zgjidhet çështja e mungesës së parkingjeve në kryqytet?

 Arifaj: Një nga mënyrat që ne kemi propozuar është krijimi parkingjeve në plotë hapsira që janë ende të pa shfrytëzuara në Prishtinë. Sidomos mendoj për hapsirat e gjelbëruara, ato me pemë, e që nuk kanë kurfarë funksioni. Parku i qyteti dhe i Gërmisë, janë ato  që ende nuk janë  shfrytëzuar maksimalisht. Ne do të bëjmë ç’mos që këto të shëndrrohen në parkingje. Por , ne do ti dekorojmë ato me lulishte, me pemë, për dallim nga këto që egzistojnë,  jo me lule e pemë që  prishen e kalben, por do ti ‘mbjellim’ lulet sentetike. Bimët sintetike nuk na lodhin se nuk kanë nevojë për mirëmbajtje, pastaj qëndrojnë gjatë…Kurse c’rrenjosja e bimëve ekzistuese do ta kursej buxhetin komunal për shëndetësi, sepse njerëzit më nuk do të vuajnë nga alergjia.

 InfoGlobi:Po me çerdhe? Ju në listat e juaja keni paraparë 70 për qind të kandidatëve femra. Një problem shumë i madh i mos angazhimit të femrës është edhe mungesa e cerdheve ?

 Arifaj: Jo nuk është  që kemi paraparë që  70% me qënë femra, ajo është punë ligji që njëra gjini me pas 30% përfaqësim. Ne ia dolëm të angazhojmë mbi 30% mashkuj në Parti tonë, e çështja e qerdheve nuk është problem vetëm i femrave, por edhe i mashkujve. Në rritjen e fëmijëve marrin pjesë të dy gjinitë.

Sipas studimeve tona, kjo vetëm ekziston, sepse mashkulli veçse merrë pjesë në  përkujdesjen e fëmijëve mirëpo për shkak së mundohen të tregojnë burrëri atëherë e fshehin këtë.

InfoGlobi: Po me mungesën e ujit si do të ia bëni?

Arifaj: E kemi tepruar me higjienë. Duhet të lahemi më pak dhe të pijmë më pak ujë, e ky problem do të tejkalohet. Mjafton të lahet vetëm babai, pse duhet të shpenzojnë ujin të gjithë në familje?!

  InfoGlobi: Ku janë studentët në platformën e juaj politike?

Arifaj:Studentet janë një shtresë që shume lehtë kënaqen. Tek  ta nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, për ta mjafton që ta ulim çmimin e fotokopjeve  per 1 centë, pastaj  byrekët me  i liru  për 10 centë. Këto do ti subvencionoj komuna. Por  edhe të gjitha ndërrmarrjet afariste të cilat e kanë emrin studenti, do të jenë të liruara nga taksat.

 InfoGlobi: Në aspektin buxhetor si mendoni të siguroni fonde me e rrit buxhetin komunal?

Arifaj: Buxheti komunal veçse është  i kënaqshëm, i mjaftueshëm, mirëpo ne kemi kontaktuar me shumë  biznese  lokale të cilat janë të gatshme të kontribuojnë për të mirën e vendit. Edhe pse kjo ka  ndodhë deri më tani, ndoshta shumë njerëz këtë e quajnë “haraç” po mua me duket njëfarë termi  ndoshta jo aq adekuat për vullnetin e mirë që e tregojnë këto biznese.

 InfoGlobi: Nëse synim qenka rritja e buxhetit, cilat janë risitë që do i sjellni me më shumë fonde?

Arifaj: Ndryshimet shumë shpesh sjellin paknaqësi, ne do jemi sa ma diskretë  në këtë proces në mënyrë që qytetari të mos e ndjejë ndryshimin edhe zhvillimin. Mirëpo, me kalimin e kohës të gjithë e vërejmë që mirëqenia kolektive është në zhvillim e sipër andaj nuk kanë nevojë të brengosen qytetarët se për këtë punë brengoset Partia.

InfoGlobi: Opinioni i juaj  për lidershipin në Kosovë e rajon?

Arifaj: Ne jemi vend tepër demokratik, kështu që detyrimisht përgjigja është që lider në Kosovë është vetë qytetari i saj.

 Edhe rajoni ka zhvillime të mira në këtë fushë. Ende i  duhet punë  rajonit për ta arritur nivelin e   demokracisë të cilën e ka  Kosova.

InfoGlobi:Si mundet komuna të ndihmojë uljen  varfërisë  dhe të papunsisë? A e shihni si  mundësi që komuna të këtë rol, dhe të ndryshoj diçka në këtë drejtim?

Arifaj: Siç e kemi përmend edhe më herët ne nuk e shohim  si problem të madh papunësinë e vendit. Problem më të madh  e shohim punësimin, sepse na duket se në raportin 40%  të papunë me 60% të punësuar, problem më të madh  e kanë këta që janë  të punësuar, sepse atyre po ju bëhet njëfarë detyrimi: ata duhet të punojnë ndërsa të tjerët mund të pushojnë!

Ne mund të përkujdesemi që sa më shumë njerëz të pushojnë. Papunësia nuk do të thotë se ka lidhje me varfërinë. Ne mendojmë se do  ti pasurojmë qytetarët e Prishtinës edhe pa i angazhuar në punë. Thjesht njeriu mund të bëhet i pasur  edhe vetëm me ekzistencën  e tij.

 InfoGlobi: Cili do të jetë projekti më i madh në Prishtinë në rast se fitoni shumicën e votave në Prishtinë?

 Arifaj: Do ishte më mirë  nëse në Prishtinë do të zhvillohej më shumë arti, sidomos ai vizuel dhe të ketë zhvillim të teknologjisë informative. Mirëpo, ne nuk do ti shtyejmë përpara sepse ato nuk të sjellin vota. Deri më tani mënyra më e sigurtë dhe më e mirë e përfitimit të  votave është treguar të jetë asfalti, anadaj  pa marrë parasysh  profileve që mund të kënë nënkryetarët tanë, fokusi apo projekti jonë më i madh  do të jetë ndërtimi i “autostrades”  që lidhë lagjën Arbëria me Bregun e  Djellit. E  kemi treguar  edhe një skicë se si mund të duket ajo autostradë e cila  do të kaloj përmes Biblotekës Kombëtare ku do të ndërtohet një tunel me standardet më të larta evropiane.

InfoGlobi: A keni pasur kontakte  me përfaqësues të bashkësisë ndërkombetare, a kanë shprehur ndërkombëtarët interesim për këtë parti të re?

Arifaj: Në fakt  ne jemi në  kontakte të vazhdueshme  më bashkësinë ndërkombëtare. Fundja, jemi edhe produkt i tyre, sepse siç e dimë   që  të gjita proceset politike  të gjitha zhvillimet politike nuk mund të arrijnë asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Fakti që ne egzistojmë tregon që kemi bashkëpunim.

 InfoGlobi: Roli i mediave në ditët e sotme?

Arifaj: Çdo ditë  e më shumë  ne  e shohim që mediat në Kosovë po ecin  në kahjen e duhur. Vërejmë edhe ndikimin që  e kanë partitë politike ne media,  që ne nuk e  shohim si gjë negative, madje besojmë se është shumë pozitive që  secili subjekt politikë ta këtë nga një medium të vetin  ku  shprehet.

Për momentin  jemi pak  të pakënaqur me RTK-në, se prioritet pak më të madh po i jep PDK-së  e jo partisë tonë,  mirëpo ne besojmë qe me ndryshimin e pushtetit, pra kur ne vijmë në pushtet RTK do të përmiresohet e Partia  e Fortë do jetë prioriteti i RTK-së./ infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.