Ballina / KOSOVA / Fleckenstein: Kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave
liberalizimi

Fleckenstein: Kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave

Në një intervistë për portalin “European Western Balkans”, deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, i cili poashtu është edhe anëtarit i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe raportues për Shqipërinë, ka deklaruar se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave.

Eurodeputeti porosit vendet e BE’së që të mos shikojnë zgjedhjet e sondazhet, por të vazhdojnë punën në çështjen e liberalizimit të vizave.

Atij iu përmenden raportimet se rreth 10 shtete janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se ky vendim nuk mund të merret brenda këtij viti.

I pyetur se cila është arsyeja e këtyre kundërshtimeve dhe se a e meritojnë kosovarët liberalizimin e vizave, ai deklaroi: “Unë nuk i kam numëruar sa shtete janë kundër. Diskutimi në komision, parlament dhe këshill sapo ka filluar. Të presim dhe të shohim se cili do të jetë rezultati”.

Ndërsa Fleckenstein shprehet i bindur se kosovarët e kanë merituar që t’u hiqen vizat shumë më herët.

“Jam shumë i bindur se populli i Kosovës e meriton liberalizimin e vizave. Ata e kanë merituar këtë edhe më herët. Ata kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre dhe tash na takon neve që të jemi të besueshëm”, ka shtuar ai.

E, në fund, eurdeputeti gjerman, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shikoj zgjedhjet, por duhet të vazhdojë punën.

“Sigurisht që nuk mund të garantoj për secilin shtet të Bashkimit Evropian, por nuk duhet që gjithmonë t’i shikojmë sondazhet dhe zgjedhjet, ne duhet ta vazhdojmë punën tonë”.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.