fbpx

Flamingot, atraksioni kryesor në brigjet e liqenit të Vanit

Pellgu i Liqenit të Vanit, një nga qendrat më të rëndësishme të strehimit të të zogjve shtegtarë që vijnë nga Afrika e Veriut e deri në Iran, ka pritur mijëra flamingo këtë vit.

Flamingot që qëndrojnë gjatë sezonit të verës në Pellgun e Liqenit të Vanit në Lindje të Turqisë, i cili strehon qindra lloje shpezësh, tërheqin interes të madh te entuziastët e fotografisë dhe natyrës, shkruan Anadolu Agency.

Pellgu i Liqenit të Vanit, një nga qendrat më të rëndësishme të strehimit të të zogjve shtegtarë që vijnë nga Afrika e Veriut e deri në Iran, ka pritur mijëra flamingo këtë vit.

Me ngrohjen e motit, mijëra flamingo dynden në ligatinat e rajonit për t’u strehuar, duke ofruar një pamje unike në Liqenin e Vanit me trupat e tyre të mëdhenj, qafat e këndshme dhe këmbët e gjata.

Shkencëtarë, vëzhgues, dashamirës të natyrës dhe entuziastë të fotografisë që vijnë në qytet nga i gjithë vendi për të parë flamingot, fotografojnë zogjtë në habitatet e tyre natyrore, të cilët gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në rajon.

Flamingot qëndrojnë në Liqenin e Vanit deri në fund të muajit nëntor, ndërsa migrojnë drejt zonave të ngrohta me ardhjen e dimrit.

Özdemir Adızel, profesor i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Universitetit “Yüzüncü Yıl”, tha për AA se Liqeni i Vanit është një nga zonat më të rëndësishme për flamingot, krahas qindra specieve të tjera të zogjve.

“Pellgu i Liqenit të Vanit është një nga pikat më të ngrohta në botë për zogjtë…Këtë vit, në rajon ka ardhur një numë ri madh i flamingove. Me numrin e tyre, flamingot ofrojnë pamje shumë të mira vizuale”, tha Adızel.

Ndërkaq, Mehmet Arif Taşdemir, anëtar i Shoqatës së Fotografëve Universalë, tha se fotografë nga e gjithë Turiqia vijnë në këtë rajon për të parë flamingot.

“Ne si entuziastë të natyrës i fotografojmë këto bukuri të pashoqe dhe i shpërndajmë në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit. Në këtë mënyrë, kontribuojmë në promovimin e këtij rajoni”, tha Taşdemir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!