univers

Fizikanët: Po jetojmë në një hologram, universi është një iluzion

Sipas një studimi të publikuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”, universi mund të jetë “një hologram i pafundmë” dhe perceptimi ynë për jetën në 3D mund të jetë një iluzion dhe kjo sipas një grupi fizikantësh që kanë studiuar çrregullimet e teorisë së Bing Bang.

Ata thonë se kanë gjetur “prova të konsiderueshme” për të mbështetur idenë e një universi holografik që do ndryshojë tërësisht ato që ne dimë për universin në tërësi.

Disa hulumtues nga Universiteti i Southamptonit, në bashkëpunim me kolegë nga Kanadaja dhe Italia, deklarojnë se ekzistojnë prova për këto çrregullime.

Kostas Skënderis, një profesor i shkencave të llogaritjes në Universitetin e Southamptonit, lindur në Korçë dhe banues në Greqi për shumë vite, ka deklaruar se teoria se universi mund të jetë një hologram, ekziston.

Ai shtoi se kjo teori mund të krahasohej me një film 3D të shfaqur në kinema që e ka origjinën nga ekrani 2D. Ndryshimi qëndron tek pjesa se në universin tonë 3D ne mund t’i prekim objektet dhe projektimi është i vërtetë nga perspektiva që ne e shohim.

“Holografia është një hap i madh përpara në mënyrën se si ne mendojmë në lidhje me strukturën dhe krijimin e universit. Teoria e relativitetit nga Ajnshtajni, shpjegon pothuajse çdo gjë në univers me detaje, por fillon të zbërthehet kur shqyrton origjinën dhe mekanizmat e tij në nivel kuantik. Shkencëtarët kanë punuar për dekada të tëra për të kombinuar teorinë e gravitetit dhe teorinë kuantike. Disa besojnë se koncepti i një universi holografik ka potencialin për t’i pajtuar të dyja teoritë. Shpresoj që hulumtimi ynë, të bëjë një tjetër hap përpara”, deklaroi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.