Ballina / KURIOZITETE / Fituesi u Pulitzerit merret me rrjetet sociale të një birrarie
foto pulicer

Fituesi u Pulitzerit merret me rrjetet sociale të një birrarie

Ryan Kelly e ka fituar çmimin këtë vit falë një fotoje të shkrepur në ditën e fundit të punës në Daily Progress: një veturë e drejtuar nga një suprematist i bardhë teksa futet mes turmës në një manifestim për të drejtat e zezakëve.

Si ai kanë bërë edhe shumë të tjerë.

Ryan Kelly e ka fituar Pulitzerin me një foto, të cilën e kishte shkrepur në ditën e fundit të punës në Daily Progress, një gazetë e Charlottesville, Virginia.

Një fotografi e furishme, që portretizon një makinë të drejtuar nga një suprematist i bardhë teksa futet mes turmës në një manifestim për të drejtat e zezakëve, duke e lënë të vdekur Heather Heyer-in, 32 vjeç.

Ai sot punon në social media editor për një birrari të vogël dhe vazhdon të merret me lajme dhe sport si freelance. Thotë se e ka lënë punën e mëparshme për një tjetër më pak stresuese: “Do të vdisja i lumtur sikur të mos kisha marr pjesë në atë skenë”.

Për Pulitzerin e ka marrë vesh derisa po kthehej nga Amstredami, ku kishte shkuar të merrte çmimin e dytë në World Press Photo. Kelly kishte paralajmëruar vitin e kaluar se do të ndërronte mënyrën e jetesës.

Kelly nuk është i vetmi që e ka ndërruar profesionin. Edhe disa gazetarë të tjerë janë shpërblyer me Pulitzer ndërkohë që më nuk ishin duke punuar për ndonjë gazetë.

Natalie Caula Hauff l Post and Courier, Charleston, kishte marrë pjesë në një hulumtim mbi viktimat e dhunës shtëpiake në Karolinën e Jugut. E ka fituar Pulitzerin në moshën 32 vjeçare, më 2005, dhe një punë të re në zyrën shtetërore.

Rob Kuznia: fitues me një hulumtim mbi korrupsionin për Daily Breeze të Los Angeles-it, në momentin e lajmërimit, më 2005, veç e kishte lënë gazetarinë. Brian Gleason, Pulitzer më 2016 me një hulumtim për burgun në Florida për Sun Newspapers, e ka gëzuar Pulitzerin në tavolinën e tij të re të punës në kontenë e Charlotte-s, ku punon si communicaton manager.

Shumë prej të shpërblyerve punonin për shtypin lokal që edhe sot e kësaj dite vazhdon të prodhojë hulumtime të mëdha, por jo gjithmonë edhe mbijetesën e gazetarëve. Ata që e kanë ndërruar zanatin, e kanë bërë që të gjithë për të njëjtën arsye: nuk ia dilnin të jetonin me rrogën e gazetarit.

/Burimi: La Repubblica.it

Check Also

A është kjo mrrekullia e 8 -të e globit ?

Të vendosura në ishullin më të madh të Filipineve brezaret e orizit të Banaut merren …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *