Ballina / LIFESTYLE / Fun / Fituesi i lotarisë, sfidon ligjet e probabilitetit
Fituesi i lotarisë, sfidon ligjet e probabilitetit

Fituesi i lotarisë, sfidon ligjet e probabilitetit

Të fitosh një milion euro në lotari është fat i madh. Por, të fitosh dy herë në të njëjtën lotari brenda një periudhe kohe prej vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë të sfidosh ligjet e probabilitetit.

E megjithatë, një gjë e tillë ka ndodhur në Evian të Francës, ku një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, do të fusë në xhep edhe një çmim të dytë, megjithëse mundësitë për këtë ishin një në gati 16 trilionë.

Gazeta “Le Parisien” thotë se personi nga rajoni Haute-Savoie, ka pasur bileta fituese të lotarisë “My Million” më 11 nëntor 2016 dhe më 18 maj të këtij viti.

Lotaria është e lidhur me “Euro Millions”, e cila ofrohet në 12 vende europiane, dy herë në javë, me një çmim të madh prej 100 milionë eurosh.

Francezët që blejnë një biletë të “Euro Millions” hyjnë automatikisht në shortin “My Million”, ku mund të fitohet edhe shuma një milion euro.

Në këtë rast, ndryshe nga “Euro Millions”, lojtarët nuk i zgjedhin dot numrat në biletë. Ato përcaktohen rastësisht. Fati i lojtarit francez i ngjason atij të një australiani, që fitoi muajin e kaluar dy herë në një lotari lokale, duke rrëmbyer gati 2.5 milionë dollarë.

@Fluidi

Provo po ashtu

krishti

A është kjo prova se alienët ishin në kryqëzimin e Krishtit?

Ekspertët e teorive konspirative po mbushin rrjetin me pretendime se alienët ishin të pranishëm gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.