Fitoi lotarinë 44 milionë dollarë por bileta iu dëmtua

Një femër në Britaninë e Madhe deklaroi se kishte fituar lotarinë prej 44 milionë dollarësh por bileta e saj ishte e dëmtuar.

48-vjeçarja Susanne Hinte shkoi me një biletë shumë të dëmtuar ku dukeshin qartë numrat fitues.

Por pas ekspertizës doli se ishte dëmtuar pjesa ku ishte data dhe bar-kodi i biletës.

Organizatorët ende nuk kanë gjetur fituesin e vërtetë të lotarisë dhe po verifikojnë nëse bileta është shitur në dyqanin ku pretendon 48-vjeçarja.

Por nëse ajo rezulton të mos jetë fituesja do të paditet për falsifikim dhe mashtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.