Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Firma të mëdha të pagesave ndalojnë pranimin e Bitcoin

Firma të mëdha të pagesave ndalojnë pranimin e Bitcoin

Kompania e cila merret me pagesa online ‘Stripe’, tha se në muajin prill do të ndalojë përpunimin e transaksioneve të Bitcoin.

‘Stripe’, e cila punon me më shumë se 100 mijë biznese në mbarë botën, tha se vendosi për këtë sepse luhatshmëria e madhe në çmimin e Bitcoin ka bërë që të jetë e paqëndrueshme.

“Bitcoin ka evoluar për t’u bërë i përshtatshëm për të qenë një pasuri sesa të jetë një mjet për shkëmbim”, tha Tom Karlo, Kryeshef Ekzekutiv i ‘Stripe’.

‘Stripe’ ishte një nga kompanitë e para të pagesave që ka filluar të pranojë pagesa me Bitcoin që në fillim të vitit 2015.“Por që atëherë, tarifat e transaksionit për përpunimin e pagesave me Bitcoin janë rritur dhe kjo e ka bërë monedhën më pak të popullarizuar për bizneset që bashkëpunojnë me kompaninë”, tha ‘Stripe’ në një njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, kompania e lojërave ‘Steam’ në dhjetor të vitit të kaluar ndaloi së pranuari pagesa me Bitcoin për arsye të ngjashme sikurse ‘Stripe’.

Megjithatë, ‘Stripe’ tha se nuk përjashton mundësinë që të pranojë pagesa me kriptovaluta të tjera sikurse është Ethereum dhe Ripple. /Telegrafi/

Provo po ashtu

bitmain

Bitmain – Një prej minierave më të mëdha në botë

Një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoin gjendet në parkun industrial San …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.