burgu_infoglobi

Finlandë, burgu bëhet hotel

Në qytetin Kakolanmäki, afër Turkut, ndërtesa e burgut shndërrohet në hotel dhe disa dhoma mbeten qeli me qëllim të ndiesisë së burgut të dikurshëm.

Ky destinacion do të realizohet në vitin 2020.

Kjo ndërtesë e burgut, e cila është liruar së funksionuari si burg më shumë se dhjetë vite, është ndërtuar në fund të shekullit 19, më konkretisht në vitin 1890.

Ana e jashtme mbetet ashtu siç ka qenë, muret e vjetra përreth, ndërsa në brendi do të renovohet gati në tërësi, përpos disa dhoma, që do ta ruajnë funksionin e dikurshëm, si qeli.

“Dhomat e hotelit, do të duken tamam si dhoma hoteli, por disa qeli do të ruajnë funksionin e dikurshëm, që dikush nga klientët, nëse dëshirojnë ta përjetojnë funksionin e qelisë, mund ta provojnë”, deklaroi zëdhënësi i Kakolanmäkit, Anu Salminen.

Hoteli i ri do t’i ketë 150 dhoma.

hoteli_infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.