Ballina / KOSOVA / Financimi i partive: Rriten donacionet , ulen gjobat !!!
partitë
partitë

Financimi i partive: Rriten donacionet , ulen gjobat !!!

Anëtari i Komisionit Qendëror të Zgjedhjeve nga lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se aspekti i financimit të partive politike nuk duhet të reduktohet vetëm te auditimi dhe te ligji, por duhet të shihet në kontekst më të gjërë.

“Është pafalshme se si auditimi i siubjekteve politike nuk ka ndodhur viteve të fundit. Auditimi është mbikëqyrja minimale, por financimi i subjekteve duhet të shihet në aspekt më gjërë. Aspekti i financimit nuk bën përjashtim nga funksionimi i institucioneve tona”, ka thënë ai për magazinën informative “55 minuta” në RTK 3.

Naim Jakaj nga Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thënë se PSD  do të kundërshtojë amandamentet që i mendon si jo të mira në momentin e procedimit të ndryshimeve në Ligjin për financimin e subjekteve politike.

“PSD  do të kundërshtojë amandamentet që mendojmë se nuk janë të mira. Pjesën ku partitë politike e marrin prej buxhetit ta bëjë Zyra Kombëtare e Auditimit. Ne nuk jemi pajtuar me donancionet, tavani duhet të jetë siç ka qenë. Gjithashtu kemi qenë kundër zbritjes së gjobave”, ka thënë ai.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu’ ka pasur vërejtje për ndryshimet e propozuara lidhur me Projektligjin e financimit të partive politike.

“Gjobat janë zvogëluar në krahasim me ligjin që është në fuqi. Në vend se gjobat të rritën në funksion të vetëdijësimit, ato janë zvogëluar.  Gjobat në rajon, ta zëmë Kroacia e ka 60 mijë euro. Kjo çështje duhet të nisë nga fillimi dhe të rregullohet”, ka thënë ai.

Në debatin per financimin e partive politike, të moderuar nga gazetarja Evliana Berani, e ku folën përfaqësues të Vetëvendosjes, PSD-së dhe të shoqërisë civile, u potencua se “sShoqëria civile kërkon që Projektligji i këtillë siç është sot ka devijuar, prandaj i njejti duhet të kthehet në pikën zero dhe të draftohet nga e para”.

Projektligji i ri ka rritur donacionet kesh nga 50 euro në 500; ka rritur donacionet përmes transfereve bankare nga 10 mijë në 20 mijë euro, kurse ka ulur gjobat ndaj partive për më shumë se 50 për qind në krahasim me ato që parashihen në ligjin ekzistues.

 

Pjesa e debatit për financimin e partive politike  fillon nga minuti 11:50. /InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander vuciq

Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.