Ballina / Kulturë / Filmi “Mona” fitues në Festivalin Camera Zizanio

Filmi “Mona” fitues në Festivalin Camera Zizanio

Filmi i metrazhit të shkurtër “Mona” ka fituar çmimin e tretë në kategorinë e filmit evropian në Edicionin e 16 të Festivalit Camera Zizanio.

Filmi është me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i Fakultetit të Arteve, degës së regjisë së filmit i cili vjen si fitues në Festivalin Camera Zizanio që ka përfunduar të dielën mbrëma në Pyrgos të Greqisë.

Në këtë festival ka pasur në konkurrencë mbi 1400 filma nga të cilët ka përzgjedhur 130 sosh për të qenë pjesë e garës, saktësisht 85 filma në seksionin e filmit evropian dhe 21 filma në sektorin e pjesës tjetër të botës.

Festivali është i njohur edhe për organizimin paralel të ngjarjeve të shumta përcjellëse. Rreth 85 workshop-e, seminare, master classes, etj. Shfaqja e filmave të programit zyrtar nga ky festival do të shpërndahet në tetë qytete të tjera të Perfekturës së Ilias.
Filmi i shkurtër Mona  do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare në më shumë se 35 festivale ndërkombëtare në të cilat ka fituar 7 çmime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.