fbpx

Filmat inspirues që zbulojnë shpirtin femëror

Janë disa femra në botë që shërbejnë si inspirim për femrat tjera për të arritur vepra të mëdha, femra të cilat janë në gjendje të kryejnë vetvetiu edhe detyrat më të vështira në jetë. Janë të forta dhe të pavarura, të urta dhe të suksesshme, të talentuara dhe të guximshme dhe mund të na mësojnë shumë.

Bright Side ju prezenton 15 filmat me personazhe të fuqishme femërore.

Still Alice

Në këtë film dëshmojmë jetën e një familjeje, marrëdhëniet mes pjestarëve të saj, frikën, brenga dhe mundimet e tyre. Alisa, personazhi kryesor, lufton me sëmundjen Alz`hajmer dhe është shembulli perfekt i një femre të çeliktë. Aktorja Xhulien Mur ka marrë Oskar në citin 2015 për rolin kryesor në këtë film.

Stepmom

Nje film për ndjenjat e fuqishme, për rolin e nënës si dhe për ëprkushtimin dhe rrethanat që vështirë kontrollohen. Është një dramë që ekspozon karakteret komplekse dhe kundërthënëse të heroinave, me një performim brilliant të Suzan Sarandon dhe Xhulia Roberts.

G.I Jane

Ky film është bërë pa efekte special dhe skena të shtrenjta të betejave mirëpo prap është një nga filmat më të mirë që paraqet dhe zbulon fuqinë e shpirtit njerëzor- posaqërisht atë të femrës.

Elizabeth

Një film i shkëlqyer për detyrat e vështira të Elizabetës së Parë, e cila është ballafaquar me detyrën e të qenit sundimtare e fortë. Kejt Bllanshet është e shkëlqyer në rolin e mbretëreshës e cila e hapi Epokën e Artë në historinë e Anglisë. Pasion, intriga, tradhëti, madhështi dhe aventurë- të gjitha këto kombinohen në këtë film epic me skena perfekte.

Malena

Monika Beluçi e luan rolin e Malenës- një e vejë e bukur e cila është obsession i secilit mashkull dhe object xhelozie e secilës femër. Njerëzit shpifin për të, meshkujt e ndjekin dhe ëndërrojnë për të në të njejtën kohë. Imazhi i Malenës do të mbetet standard ii definimit të bukurisë së vërtetë.

Memoars of a Geisha

Një tregim për rëndësinë e kuptmit të potencialit tuaj dhe zbulimit të tij kohë pas kohe derisa të tejkaloni të gjitha vështirësitë. Ky film ka të bëjë për rrethanat në të cilat mund të shkëlqeni mes të tjerëve edhepse duhet të fsheheni nga vetja juaj e vërtetë.

Frida

Film për një femër rrebele me dëshira të pashuara dhe energjike, Frida ishte 20 vjeçe kur u martua me një artist të vjetër dhe të pasur meksikan Diego Rivera. Filmi zbulon tregimin e një artisti brilliant si dhe të gruas së tij për të cilën dashuria dhe familja janë gjërat më të rëndësishme.

North Country

Nëna e divorcuar e dy fëmijëve fillon të punojë në minierë për të ushqyer familjen e saj, duke e merituar rrogën ne një profesion të dominuar nga meshkujt me 0231ka duhet të luftojë për të fituar rrespektin dhe të ruajë veten nga ngacmimet seksuale. Është nëj film i prekshëm për një grua e cila duhet të luftojë për veten në situate të ndryshme.

Erin Brockovich

Filmi është ëpr Erin Brokoviç, një femër e fortë por me dobësi të zakonshme, e cila edhepse nuk është gjeni, ngulmimi i saj dhe brengosja për fatin e të tjerëve e bën që të arrijë të pamundurën: fitorë mbi një korporatë të fuqishme e cila është duke i helmuar njerëzit. Është një film i mirë për t`ju motivuar.

Iron Jawed Angels

Në fillim të shekullit njëzet femrat nuk janë lejuar që të votojnë. Ky film bën fjalë për disa zonja që luftojnë për të drejtën e votës në kohën e presidentit Uillson. Kampanja për amandamentin kushtetues është udhëhequr nga heroina Alis Poll.

The Blind Side

Filmi bën fjalë për nëj storje të vërtetë të një sprotisti të famshëm i cili ishte i pastrehë si fëmijë, Majkëll Oher. Një nënë e adoptoi atë dhe i ndihmon që të arrijë vetëbesim, i cili më vonë is jell sukses. Sandra Bullok fitoir Academy Aëard për këtë rol të nënës inspiruese.

Changeling

Aksioni i këtij filmi zhvillohet në Sh.B.A në fillim të shekullit 20. Pasiqë lajmëron policinë për zhdukjen e djalit të saj, heroina e fiton djalin prap mirëpo shpejtë e kupton se ai fëmijë edhepse ngjan me djalin e saj, nuk është ai. Anxhelina Xholi vjen në rolin kryesor.

The Devil Wears Prada

Bota e modës është e bukur, por mund të jetë edhe e ashpër me raste. Ky fim është i ngjashëm me dramat komike të tjera, dhe është i pasur me aktrimin e Meril Strip dhe En Hathauej.

Coco Before Chanel

Ky film bën fjalë për një femër të fortë e cila nuk frigohet të sfidojë shoqërinë konzervative me vlera morale të vjetëruara dhe me korzete te ngushta, fustane të mërzitshme si dhe kapela qesharake. Disa thonë se është nëj film monoton, mirëpo përshkrimi më i mirë është se nuk është film i nxituar- një teknikë që e bën edhe më të dëshirueshëm. Odri Tautoi është në rolin e Chanel.

Mona Lisa Smile

E dimë se pak filma janë këshillues për femra sikurse ky film, ju mëson për dinjitetin, guximin dhe këmbënguljen, ndërsa mesazhi kryesor i këtij filmi është të keni mendim personal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.