Fillon procedura disiplinore ndaj Drejtorit të AAPSK-së Rrahim Rama

Albulena Haxhiu Ministre në detyrë e Drejtësisë, ka bërë të ditur se të marten është iniciuar procedura disciplinore ndaj Rrahim Ramës Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Haxhiu po ashtu ka qartësuar se të mërkuren do të dorëzohet shkresa për njoftimin e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, “lidhur me shkeljet ligjore nga drejtori i përgjithshëm i AAPSK”.

“Këtë procedurë e ndërmorëm për faktin se: Që nga përzgjedhja e tij e deri më sot, kemi identifikuar prova të pakontestueshme të cilat na bindin se inicimi i procedurës disiplinore për shkelje serioze, fillimisht do të rezultojë me sanksion disiplinor në përputhje me legjislacionin në fuqi; Nuk do tolerojmë asnjë shkelje përbrenda Ministrisë”, shkruan ajo.

Njoftimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.