Fillon misioni hapësinor “Orbituesi Diellor”

Misioni evropian “Orbituesi Diellor” ka filluar ne nisjen e sondës në hapësirë me qëllim të studimit të përbërjes dhe karakteristikave të Diellit nga pozicione më të afërta.

Ky mision do të kushtojë 1.5 miliardë euro. Sonda është e pajisur me kamera dhe sensorë që pritet të ofrojnë të dhëna dhe pamje të reja në lidhje me funksionimin e yllit.

Shkencëtarët po synojnë që përmes këtij misioni të marrin më shumë të dhëna në lidhje me aktivitetin dinamik të Diellit.

Misioni i ri është investimi më serioz i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, por në këtë projekt ka marrë pjesë edhe agjencia amerikane, NASA.

Sonda do të shkojë në një zonë ku largësia nga sipërfaqja e Diellit është 42 milionë kilometra. Kjo distancë është më e afërt se nga Merkuri.

Për të rezistuar nga temperaturat e larta, sonda do të jetë e mbrojtur nga një mburojë e titaniumit, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!