Filloi punimet konferenca ndërfetare

 

“Sot, kur mblidhemi për të gjetur një rrugë të përbashkët të mirëbesimit dhe paqes gjithnjë rikthehemi në rrënjët tona që bazohen në bashkëjetesën ndërmjet njerëzve të kulturave të ndryshme.  Duke ndërtuar shoqërinë gjithëpërfshirëse, që bazohet në vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe duke ruajtur vlerën më të madhe të mirëbesimit dhe respektimit ndërnjerëzor, ne duhet të ndihmojmë në vazhdimin e promovimit të dialogut ndërmjet nesh, ndërmjet kulturave dhe traditave e besimeve të ndryshme” iu drejtua pjesëmarrësve të Konferencës ndërfetare që filloi punimet të enjetn në Prishtinë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas saj në kohën e sfidave globale të sigurisë “na duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit – mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre…Religjioni është pikërisht këtu, për ta ndihmuar këtë angazhim për një të ardhme më të mirë për të gjitha vendet tona.  Në përpjekjen tonë për ta garantuar paqen dhe sigurinë, jo vetëm për ne por për gjithë rajonin, po edhe më gjerë, në këtë kohë të përballjeve me këto sfida të rënda, ne po provojmë që me angazhimin tonë të ndërtojmë një arkitekturë të re të bashkëpunimit dhe të mirëbesimit”.

 

Religjionet tona të ndryshme duhet të na bëjnë bashkë dhe jo të na ndajnë , theksoi me stjerash e para e vendit.

Në hapje të konferencës folën përfaqësuesit e religjioneve të shumta të Kosovë. Disa liderë fetarë munguan e mungesën e tyre e cilësuan si pakënaqësi për atë se në Kosovë ende nuk është rregulluar si duhet statusi juridik i bashkësive fetare. “Ato janë të pakënaqura që ende nuk është miratuar Ligji për to”, theksuan përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare në Kosovë.

Në konferencë nuk ishin të pranishëm Naim Tërnava, Mark Sopi, e as i pari i komunitetit të besimit fetar ortodoks e protestan. Komunitetet u prezentuan përmes zëvendësve të liderëve fetarë.

Konferenca, e cila filloi punimet sot në Prishtinë do të zgjatë tri ditë. Tema për të cilën do të debatohet është :Dialogu ndërfetar në kohën e mediave sociale’.