ndikimi social fifa

FIFA aprovon miqësoret e Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i FIFA, i cili është mbledhur me 20-21 mars në Zurich, ka diskutuar edhe për Kosovën. Shtëpia e futbollit botëror ka aprovuar vendimin e Komisionit për Çështje Urgjente të FIFA-së, i cili me 13 janar i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje është folur edhe për ndeshjen e parë miqësore të Kosovës, të cilën e ka zhvilluar ndaj Haitit, me 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

“Për më tepër , Ekzekutivi ka ratifikuar vendimin e Komitetit Emergjent të FIFA-s për ndeshjet miqësore që përfshijnë klubet dhe ekipet përfaqësuese të FFK-së si dhe ka theksuar mënyrën e qetë në të cilën miqësorja me Haitin u zhvillua, në debutimin e parë ndërkombëtar të miratuar nga FIFA, që u zhvillua në Mitrovicë më 5 mars”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.

Ndërsa, më herët gjatë ditës presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka thënë se është i lumtur që Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.