vjeshta_infoglobi

FFK: Stinori vjeshtor i kampionatit kosovarë sivjet do të zgjasë më shumë se zakonisht

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se stinori vjeshtor në kampionatin e Kosovës sivjet do të zgjasë më gjatë se zakonisht.

E gjithë kjo është bërë me qëllim që ky edicion garues të përmbyllet para fillimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

“Njoftohen klubet dhe opinioni se Komisioni i Garave ka vendosur që garat e stinorit vjeshtor të vazhdojnë deri në javën e 18-të ose 19-të, varësisht prej kushteve atmosferike që do të mbretërojnë në vendin tonë në javët në vazhdim. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se verën e ardhshme do të mbahet Kampionati Botëror dhe federatat nacionale janë të obliguara t’i kryejnë kampionatet në kohën e paraparë. Kësisoj, ky edicion garues do të mbyllet më 27.05.2018”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.