fbpx
fest-film-kosova-hyjnesha-ne-fron-512x330

Festivali i Filmit “Hyjnesha nё Fron” fillon mё 30 Shtator

Kinema duke udhёtuar me tren

Filmi kanadez i metrazhit tё gjatё “Puthje dhe lot”, i cili do tё fillojё menjёherё pas ceremonisё sё hapjes, nga ora 19 e 30, tё shtunёn, mё 30 shtator, nё “Hotelin e Hyjneshёs” qё ёshtё pranё stacionit tё trenave. Ditёve nё vazhdim shfaqjeve do t’i bashkangjitet projeksioni i kinemasё nё tren

Fushё Kosovё (Hn’F) – Festivali i Filmit Ndёrkombёtar “Hyjnesha nё fron” (Hn’F), edicioni i dhjetё, do t’i hapё portat e mysafirёve dhe perdet e shfaqjes, tё shtunёn, me filmin artistik “Kiss and cry” (“Puthje dhe lot”), nё objektin pranё stacionit tё trenave, nё Fushё Kosovё.

Filmi i metrazhit tё gjatё “Puthje dhe lot” ёshtё njё film i prodhimit kanadez, i zhanreve tё dramёs dhe romancёs qё zgjatё njё orё e tridhjetё minuta i bazuar nё njё ngjarje tё vёrtetё, i cili do tё fillojё menjёherё pas ceremonisё sё hapjes, nga ora 19 e 30, tё shtunёn, mё 30 shtator, nё “Hotelin e Hyjneshёs” qё ёshtё pranё stacionit tё trenave.

Pёrveç filmit kanadez “Puthje dhe lot”, qё vjen nё Kosovё si premierё evropiane, gjatё njё jave nё vazhdim sa zgjat festivali “Hyjnesha nё fron” do tё ketё edhe filma tё tjerё nga vendet e tjera tё prodhimit si, nga Belgjika, Gjermania, Turqia, Rusia dhe vende tё tjera.

Njё ndёr ngjarjet mё tё shёnuara dhe mё karakteristike nga fusha e kinematografisё nё Kosovё edhe kёtё vit do tё mbledh artistё dhe regjisorё nga vendet e ndryshme tё botёs, nga shumё shtete dhe kontinente, duku u bёrё pjesё e kёtij eventi tё rёndёsishёm kulturor nё vend.

Karakteristikё e kёtij festivali ёshtё shfaqja e filmave qё organizohet nё vagonin e trenit pёrgjatё linjёs sё tij tё regulltё Fushё Kosovё – Hani i Elezit dhe i cili vagon ka kapacitetin e dhjeta shikuesve qё do tё kenё komoditetin e pёrjetimit tё veçantё artistik. Shfaqjet nё tren do tё organizohen nё terminin e orёs 16:00 kur edhe treni e fillon rrugёtimin. Prandaj, luten shikuesit qё dёshirojnё tё marrin pjesё gratis nё shfaqjet e trenit tё paraqiten para nisjes, sё paku dhjetё minuta para orёs 16:00, meqё numri i pjesёmarrёsve mund tё jetё i limituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.