Festivalet fenomenale të Japonisë

Eshtë për tu habitur sa jetë të pasur e të laryshme kanë Japonezët. Për ata që besojnë se e gjithë jeta e tyre ka të bëjë me punë, punë dhe vetëm punë,  dhe për ata që ‘mendojnë se jeta e japonezëve është e reduktuar në aktivitetet për prodhimet teknologjike’, këto janë pamjet që më së miri shpalojnë sa gabim janë të tillët.

Nëse se keni ditur, Japonia organizon rreth 200 mijë Festivale në vit, që nga ceremonitë në tempujt fetarë, pastaj festivalet e muzikës, vallëzimit e deri tek lojërat e karnevalet e shumta tashmë tradicionale për këtë shtet.

Awa-Odori në Tokushima, është njëri ndër Festivalet më të njohura të Japonisë. Ai mbahet çdo vit nga korriku deri në gusht. Në këtë manifestim kulturor, që i sjellë vendit mbi 1.3 milionë banorë, përfshihen mbi 12 mijë valltarë!!! A mund të imagjinoni sa të bukura janë pamjet e valltarëve të veshur në rroba tradicionale e që vallëzojnë në tingujt e muzikës vendore.

Janë edhe panumër Festivale tjera, por nuk ka se si të kalohet Festivali i akullit ‘Sapporo’ që mbahet në qytetin, i cili ka emër të njejtë dhe zgjatë plotë një javë.

Aq sa janë kreativ në fushën e teknologjisë, po aq janë kreativ në fushën e arteve, ahengjeve, jetës së përditshme. Po, pikërisht të tillë janë japonezët. /infoglobi
The Amazing Festivals in Japan
The Amazing Festivals in Japan
The Amazing Festivals in Japan
The Amazing Festivals in Japan
The Amazing Festivals in Japan