Ballina / BOTA / Festa islamike ngjalli reagime të shumta në Gjermani
minare

Festa islamike ngjalli reagime të shumta në Gjermani

Një deklarim i ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, rreth mundësisë që Gjermania të pranojë zyrtarisht një festë islamike ka ngjallur reagime të shumta në këtë vend.

Së fundi, një sondazh i porositur nga gazeta “Bild“ dhe i realizuar nga instituti Insa tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë. Sipas shefit të Insa-s, Hermann Binkert, rezultati tregon se „për shumicën e madhe të gjermanëve islami nuk i takon Gjermanisë, transmeton Albinfo.ch.

Më tutje, vetëm çdo i trembëdhjeti i pyetur ose 7.8% shprehet në favor të rregullimit me ligj të festave islamike në Gjermani. Madje edhe në mesin e Partisë së Gjelbër që konsiderohet me qëndrim më liberal ndaj të huajve, vetëm çdo i pesti ose 19.6% pranojnë mundësinë e festave të tilla.

Në të gjitha partitë tjera, përqindja e atyre që janë në favor është shumë më e ulët. Sigurisht, më e ulëta është në mesin e partisë së ekstremit të djathtë AFD janë 3.7% të tillë, pastaj në FDP, 4.2% etj.

Nga ana tjetër është interesante se Komiteti Qendror i Katolikëve të Gjermanisë (ZdK) është shprehur në favor të lejimit zyrtar të festave myslimane në Gjermani.

Check Also

Palestina, ShBA

Palestinezët reagojnë ndaj mundësisë së mbylljes së misionit në Uashington

Palestinezët kanë kërcënuar se do të ndërpresin të gjitha komunikimet me Shtetet e Bashkuara nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *