Ballina / PSIKOLOGJI / Fëmijët më shumë kënaqen me kafshë shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat
femijet dhe kafshet

Fëmijët më shumë kënaqen me kafshë shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat

Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët kënaqen më shumë nga lidhjet e tyre me kafshët shtëpiake sesa nga lidhjet me vëllezërit apo me motrat.

Ky hulumtim ia ka shtuar rëndësinë kafshëve shtëpiake, sepse tregon ndikim e madh që ato kanë në zhvillimin e fëmijëve, e veçanërisht ndikimin pozitiv në aftësitë sociale të fëmijës dhe në mirëqenien emocionale.

Matt Cassells, psikiatër, tregon se lidhja e fëmijëve me kafshët shtëpiake është me të vërtet e rëndësishme dhe kjo lidhje kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Gjëja më interesante nga ky studim mbetet fakti se si fëmijët kanë raportuar për lidhje më të fuqishme me kafshët shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat, ku fëmijët kanë treguar se me kafshët shtëpiake kanë më pak konflikte dhe kënaqen më shumë gjatë shpenzimit të kohës së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.