Ballina / LIFESTYLE / Fëmijët edhe gjatë verës duhet të mësojnë

Fëmijët edhe gjatë verës duhet të mësojnë

Inkurajimi i fëmijëve për të mësuar edhe gjatë pushimeve verore është i domosdoshëm.

Albana Asllani pedagoge, deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK se nuk është mirë që fëmijët dy muaj të kenë pushim dhe mos të merren me ndonjë aktivitet.

Andaj për këtë pushim është menduar një shkollë verore ku fëmijët do të kenë aktivitete të ndryshme dhe në të njëjtën kohë mësim dhe lexim. Po ashtu sipas saj, do të jetë mirë edhe për prindërit të cilët nuk kanë se ku ti lënë fëmijët e tyre.

Asllani tha se gjatë kësaj kohe sa do të mbahet “shkolla verore”, do të mundohen tu ofrojnë fëmijëve nga mosha 6 deri në 10 vjet mësime, por edhe aktivitete të ndryshme që ata tërë kohën të jenë të njoftuar me të gjitha gjërat që kanë mësuar më herët në shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.