Ballina / EKOLOGJI / Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (6)
obiliqi, kosova, prishtina, agjencia e mjedisit

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (6)

Bimët që ushqehen me tym oxhaqesh, gazra të automjeteve, tym nga elektranat e Obiliqit…dhe lirojnë oksigjenin

Autore Behare Bajraktari

Kosova renditet më e ndotura si në Ballkan ashtu edhe në Europë. Përkundëer këtij fakti institucionet s’e kanë ndje fare përgjegjësinë, madje kur gazetarët provojnë të bëjnë tema për mjedisin, burokratët pyesin “pse a s’po ke temë më të rëndsishme”?

Veprimet e qytetarëve për çdo ditë tregojnë që në parim janë mjaft negative, nga ana tjetër për shkak të përfitimeve të mëdha financiare por edhe rrezikshmërisës së madhe, krimi mjedisor tashmë ka marrë epitetin e krimit të organizuar, ku përfshihen organizata të tëra kriminale për të përfituar. Këtu hynë kompanitë e ndëritmit që kanë pushtuar Kosovën, në mënyrë të veçantë në Prishtinë dhe në  Fushë Kosovë.

Megjithëse, rastet individale bëjnë dallimin nga institucionet, ashtu siç është “Te Pema”,  e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambiente të hapura apo të mbyllura, cak ky i cili arrihet përmes kombinimit të teknologjisë dhe florës.  Ky lloj i gjelbërimit është i vendosur  në Sheshin “Zahir Pajaziti”në Prishtinë, dhe që përmes formulës teknologji + ekologji barazohet me dobishmëri.

Deva tha se: Prej tash e një vit që është promovuar prodhimi “TE Pema T”, këtë vit do të promovojmë produktin tjetër “TE Pema Txl”. “TE Pema Txl” do të ketë teknologji shumë të zhvilluar me të cilën do të arrijë kapacitetin e 170 pemëve dhe do të eliminojë grimcat shumë të dëmshme pm 2.5 dhe pm 10 përmes myshqeve, ventilatorëve, senzorikës së avancuar e të ngjashme. “TE Pema” do të vazhdojë me krijimin e hapësirave të gjelbra në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Duke u bazuar në “International Journal of Enviromental Science and Devolopement”(Ditarin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Zhvillimit Ambiental) më konkretisht Vë”llimi 7, numër 6 në Qershor të Vitit 2016, kemi konstatuar se produkti “TE Pema T” prodhim i cili përmban 250 bimë në vete, eliminon nga ajri rreth 120 ton dyoksid karbon në vit.”

 Një produkt “TE Pema T” ka çmim 3,594 € dhe mirëmbajtja vitin e parë është falas.

 

te pema t

Mënyra se si funskion pema është shumë e thjeshtë:

– Ajri i cili kalon nëpër bimë pastrohet në atë mënyrë që grimcat e dëmshme të ajrit (ku përfshihen: Tymi i oxhaqeve, gazrat e automjeteve, tymi nga Obiliqit dhe ndotës te tjerë)  ndalen në bimë, të cilat i shfrytëzojnë ato si ushqim për zhvillim dhe si rrjedhojë lirojnë oksigjen në ambientin përrreth. Ujitja automatike mundëson që bimët të jenë në formë të mirë dhe në kapacitetin e tyre maksimal gjatë gjithë kohës dhe të jenë në funksion të pastrimit të ajrit. Bimët ujiten saktësisht me sasinë e nevojshme të ujit në periudha kohore specifike-, thotë Deva.

 “Te Pema”-mbledh ujin e të reshurave dhe e përdorë gjatë thatësirave

 Produkti “TE Pema T” mbledh ujin nga të reshurat, të cilin e filtron dhe me atë ujë mbushet rezervuari, nga  rezervuari i mbushur, pompa automatike e dërgon ujin deri tek bimët. Gjithashtu rezervuari mbushet në mënyrë  manuale kur nuk ka të reshura.

Deri më tash “Te pema” janë të dytë në botë dhe të parët në rajon që kanë realizuar një produkt me rezultate të njëjta por me funksion të ndryshëm.

Adem Lumi (60 vjeç) qytetar nga Prishtina është i dashuruar në gjelbërimin, në natyrën në përgjithësi, që nuk e gjen në Kryeqytet. Por këtë mungësë në qytet po e përmbush me kopshtin e tij të vogël që periferia ia mundëson.

“Tash e 10 vite mbjelli perime të ndryshme në këtë cep të oborrit tim jo shumë të madh. Me plakën time, kultiovojmë domate, speca, qepë, kastraveca, sallatë edhe hudra, sidomos hudhrat të cilat neve të moshuarve na duhen për shëndet (e thotë duke qeshur z. Adem).

I mbjellim për tu ushqyer me bimë të sigurta, po edhe bukuria e oborrit tonë rritet kur kemi gjelbërim. Në Gërmi dal eci shumë sepse pa gjelbërim nuk e paramendojë jetën, e Prishtinës po i mungon gjelbërimi, rinia po rritet në beton dhe me ajër të ndotur”, shprehet i shqetësuar Ademi që si vendin e vetëm në Prishtinë e ka lagjen “Toukbaçe” dhe parkun e Gërmisë për qetësi.

 Kafeneja e parë  në Paris që bëri këtë hap gjigand është “La Recyclerie” e cila ndërtoi një nga fermat më të mëdha urbane në qytet – para se Parisi të kishte filluar projektin e saj. Kjo kafene komode në një stacion të vjeter treni është në zemër të një ferme prej rreth 1,000 metër katrorë. Aty prodhohen mbi 150 bimë dhe kultura të ndryshme, të tilla si bizele e patate, të cilat përdoren në kafene.

Udhëhqeësi  i programimit në ‘La Recyclerie’ Marion Bacahut thotë: “Është e pabesueshme që mjalti ynë urban është më i mirë se ai rural, por kjo për shkak se ne nuk përdorim asnjë pesticid në lule dhe bimë tona, ne duam t’u tregojmë njerëzve se është e mundur të krijohet në një mjedis urban dhe është e lehtë të jetosh në mënyrë ekologjike. Ne, po luajmë një rol të madh në ndërtimin e qytetit më të gjelbër”.

Vetëm po të hyni dhe po të shikonhet webfaqen e ‘La Recyclerie’ do të gjendet një model fantastic të bujqësisë urbane, dhe sa bukur do t’i shtohej qyteteve të Kosovës një projekt i tillë, me ushqim dhe gjelbërim.

 

Provo po ashtu

Amerikanët u japin mesazh të fortë atyre që donë të qeverisin pas 6 tetorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë tregojnë se kanë synime të qarta sa i përket …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.