Ballina / EKOLOGJI / Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (4)
aromate, paris, prishtine

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (4)

40 lloje bimësh nga tarraca – në kuzhina

Autore Behare Bajraktari

Zyrtarët e Prishtinës si dhe ata të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e shpërfillen temen ‘bujqësia urbane’ me mos përgjigjen e tyre. Në këtë kohë “dy të rinjët nga Parisi, Michel Desportes dhe Louise Doulliet, bashkë-themeluesit e ‘Aéromate’, po rrisin kapacitetet për arritjen e qëllimit, për ta bërë Parisin zonë të gjelbër urbane”, shkruan “Mondedesgrandesecoles”.

aromate, parisi, prishtina

Si 20 vjeçar ata paraqitën një propozim në qytetin e Parisit kur filluan me ‘Paris culteure’. Aplikimi i tyre për dhënien me qera të taracave solli  rritjen në  La Çambeaudie me më shumë se 40 lloje bimësh, të cilat shiten në restorante dhe dyqane ushqimore. Këta të rinjë kanë treguar për mediat franceze se  “Ferma përdor një sistem hidroponik, i cili rrit bimët në ujë të pasuruar me ushqyes, në vend të tokës – uji mund të riciklohet për të reduktuar mbeturinat”.

Parisi aktualisht numëron rreth 15 hektarë të bujqësisë urbane dhe ka si qëllim t’i bëjë  30 hektarë para  vitit 2020 që është sfita e ‘Paris culture’.

Pse nuk mund ta krijojë këtë kulturë Prishtina, ta qujamë edhe në ‘Prishtina culture’!? Apo kultura e vetme e Prishtinës është ndërtimi, mbindërtimi, betonizimi dhe pamja e vetme nga dritarja që të paraqitete është një ndërtesë e varzhdë  përballë dhe asgjë tjetër!

Qytetarët e Prishtinës, duket qartë, që janë të mllefosur dhe të zhgënjyër për qasjen e institucioneve në këtë çështje. Siç thotë banorja e lagjes “Mat” në Prishtinë znj. Erëmira T. (38): “ U bënë 10 vjet që jetoj në këtë lagje. Dikur ishte plot gjelbërim, me një rrugë të kalueshme dhe shumë më pak banorë. Përjetohej pranvera dhe të gjitha stinët e vitit. Lindte dielli dhe asgjë nuk e ndalte. Shtëpi të reja të bukura, por edhe ca të vjetra plot hijeshi, sepse  kishin shumë pemë në oborr e lule nga më të ndryshmet. Kishte dritë, dielli rrezonte të gjithë. Kështu e kujtoj lagjen ku vendosa të jetoj vitet në vijim. Vit pas viti filluan të ndërtohen ndërtesa banimi pa asnjë rregull, thjeshtë ndërtime të egra ku janë dakorduar dy komshi që tokën e shtëpinë ta ndërrojnë për disa banesa…dhe kështu mori hov ndërtimi që sot jetën e të gjithë banorëve e ka shndërruar në një ankth të vërtet”!

Ndësa prishtinasi tjetër z. Bujar Krasniqi (55 vjeç nga Kodra e Diellit) tha: “Zgjohesh me disponim me mendjen e gjelbrimit të kodrave të Matit-përball ballkonit, që i kisha shijuar për shumë dhjetëvjetëshe, por sapo del në ballkon sheh vrazhdësinë e nhrehinave ndërtimore. Rrallë e sheh diellin, nuk sheh fare gjelbrim dhe nuk dëgjon zë shpendësh, sepse tani në vend të tyre zgjohesh me zhurmën e fqinjëve që kanë vendosë ta rrënojnë shtëpinë e të bëjnë banesa të tjera. Pranvera në këtë lagje, përball ndërtesave të kuqe-siç dallohet kjo pjesë e Prishtinës vjen vonë, për shkak të ndërtimeve të larta, që ndal dritën e diellit.  Dimri zgjatë shumë, sepse këtu edhe bora (që ngelet e ngujuar mes ndërtesave pothuajse të ngjitura njëra me tjetrën, shkrin e fundit krahasuar me lagjet tjera të Prishtinës”!

 “Le t’i japim gjelbërimit një mundësi”, kështu ishte gjatë vitit të kaluar fushata e BE-së e cila tregoi mjaft shumë rëndësinë e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit në Kosovë. Zyrtarët e BE-së, në Prishtinë, thonin se: “Rritja e ndërgjegjësimit në popullin e Kosovës është një nga elementët kyç për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe BE-ja ka avokuar për këtë. Sjelljet duhet të ndryshojnë me qëllim që të mbrohen peizazhet e mrekullueshme, pyjet e pakufishme, bjeshkët e ëndrrave dhe bota e egër e paprekur brenda Kosovës”.

Derisa për instituicionet kjo temë nuk është prioritet biologu i njohur dhe studiuesi i insekteve Halil Ibrahimi tha se:  Kosova fatkeqësisht nuk ka ndonjë planifikim për përfshirjen e bujqësisë urbane në strategjitë mjedisore apo edhe ekonomike. Në botë kjo praktikë gjithnjë e më shumë po rritet me një intensitet të shtuar jo vetëm për shkak të dobive ekonomike por mbi të gjitha edhe për arsye shëndetësore”.

Por po kthehemi edhe një herë të Parisi nga ku filloi gjithçka për bujqësinë urbane dhe i cili jo vetëm që ka për qëllim të prodhojë fruta dhe perime, por edhe po planifikon të shpikë një model të ri urban:  Qytetarët duan mënyra të reja për t’u përfshirë në shpikjen e qytetit dhe të jenë kopshtarë”, thotë nënkryetarja e Parisit Penelope Komitese cila është përgjegjës për parqet e qytetit dhe hapësirat e gjelbërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.