Ballina / EKOLOGJI / Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (3)

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (3)

A mbrohet mjedisi me dokumente zyrtare?!

Autore Behare Bajraktari

Të gjithë njerëzit, deklarativisht, thonë se janë dashamirës të gjelbërimit, prandaj duhet të jen edhe përgjegjës për shëndetin e tyre të cilin e rrezikon ndotja e mjedisit.

Në BE për rreth 30 vjet janë nxjerr mbi 200 direktiva e rregullore që janë në fuqi për mjedisin, në raste të shkeljeve të rënda të ligjit mjedisor. Kjo ka nxitur nevojën e nxjerrjes së një direktive, të veçantë (Direktiva Nr. 2008/99/EC për mbrojtjen e mjedisit përmes ligjit penal), për luftimin e krimit mjedisor përmes sanksioneve penale efektive e proporcionale për veprat e rënda penale mjedisore. Kjo direktivë përfshin një listë të veprave penale mjedisore që duhet të konsiderohen të tilla në të gjitha shtetet anëtare, nëse kryhen me qëllim ose edhe nga pakujdesia e rëndë.

Përkundër ligjeve të avancuara, në Kosovë, ashtu siç është edhe Ligji  për mbojtjen e mjedisi dhe ligjet tjera në fuqi që e dënojnë degradimin e mjedisit, nuk ka ndonjë veprim konkret për të. Kjo gjendje do të zbutej me zhvillimin e bujqësisë urbane, ngjashëm me shumë përvoja europiane.

Në pyetjen drejtuar kryetarit të komisionit parlamentar për mjedis z.Muharrem Nitaj, për kë çështje, ka thënë : “Fatkeqësisht jemi shumë larg  bujqësisë urbane. Ne, po kemi telashe me zhvillimin e bujqësisë rurale, e lëre më të mendohet për forma alternative të zhvillimit të saj. Ka mijëra hektarë që janë djerrë dhe nuk punohen”.

Por të mos punurit e tokës dhe nevoja për një bujqësi urbane në qytete të betonizuara siç janë shumë vendbanime të Kosoves, ku për të keq prinë  Prishtina, nuk është e njëjta temë.  Dhe asgjë se ndalon të gjelbërohet qyteti, nëse diku në ndonjë zonë toka nuk punohet për arsye të tjera.

Ndër këto vite prioritetet mjedisore kishin të bënin me kompletimin e
legjislacionit mjedisor në harmoni me legjislacionin e BE-së, përmbushjen graduale të standardeve të BE-së dhe zbatimin efikas, si dhe përfshirjen e legjislacionit dhe metodologjive mjedisore në të gjithë sektorët, krijimin dhe zgjerimin e institucioneve për zbatimin e politikave mjedisore . Pra tërë këto vite s’është ndërmarrë asgjë për ta mbrojtur mjedisn, përveç në letër.

Përkundër mungesave të theksuara të të dhënave zyrtare, Banka Botërore kohë më parë kishte paraqitur koston  vjetore, të degradimit mjedisor në Kosovë e cila llogaritej në 123 milionë deri 323 milionë € në vitin 2010.

Ndërsa jeta e banorëve të Prishtinës bëhet me e vështirë sidomos për të sëmurët kronikë. Njëri ndër ta është edhe Arbër K. 40 vjeçe ku për shkak të ndotjës së ajrit ai thotë: “Si te të gjithë të sëmuret kronik edhe për mua ndotja e ajrit sjell shumë veshtirësi, duke filluar prej plogështisë, humbjes se humorit e deri te dhimbjet. Secila vizite në fshat është një dhuratë e cila i kthen të gjitha ato që tinëzisht na i merr qyteti”, thotë Arbëri nga Prishtina.

Ndërsa, çmimi i ndotjes së ajrit në viset urbane, me ndikimin më të rëndë shëndetësor që shkaktohen nga grimcat të cilat mbajnë përgjegjësinë për vdekjet nga sëmundjet kardiopulmonare, nga kanceri në mushkëri dhe për bronkitin kronik e sëmundjet tjera të frymarrjes, shkon prej 37 miliona €  deri në 158 miliona € në vit, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Sipas të dhënava të bëra publike, ndotja e ajrit llogaritet se shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrirje në spital dhe 11.600 vizita në emergjencë në çdo vit.

Ky çmim del shumë më lartë se sa parandalimi i këtyre sëmundjeve, me mbrojtjen e mjedisit, e një nga to është edhe bujqësia urbane, që kërkon më shumë dije e kujdes se sa para!

Provo po ashtu

police do not cross

Vjenë: 32 vjeçari nga Kosova vret gruan shkaku i xhelozisë

Një 32-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij me një shkop druri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.