Ballina / EKOLOGJI / Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (2)
TE Pema T, prishtina, shpend ahmeti, dion deva

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (2)

“Te pema T”, pastrimi ajrit në mënyrë natyrale

Autore Behare Bajraktari

Foto: TE Pema T

Ka filluar një iniciativë e bukur si projekti i parë i realizuar me sukses dhe që arrin objektivat e dëshiruar. Projekti “TE Pema T” grumbullon të reshurat që i përdor për ujitje dhe karakterizohet me efiçiencë të lartë.  Ky është koncept i cili shërben për pastrimin e ajrit në mënyrë natyrale, përmes kombinimit të bimëve. Ajri i cili kalon nëpër bimë pastrohet në atë mënyrë që grimcat e dëmshme të ajrit (ku përfshihen: Tymi i oxhaqeve, gazrat e automjeteve) ndalen në bimë, të cilat i shfrytëzojnë ato si ushqim për zhvillim dhe si rrjedhojë lirojnë oksigjen në ambientin përreth.

Dion Deva nga “Te Pema ” foli për këtë temë: “Kemi nënshkruar kontratën me komunën e Prishtinës për ndërtimin e 9 produkteve “TE Pema T” dhe 1 produkt “TE Pema Txl”(do të promovohet produkti i ri modeli i vitit 2019). Momentalisht jemi duke i ndërtuar dhe në fillim të muajit gusht do të jenë në sheshet e Prishtinës 5 produktet e para. Komuna e Prishtinës me realizimin e këtij projekti kursen 9,240 euro nga xhepat e qytetarëve nga taksa që i paguajmë për çdo ton dioksid karbon. Jemi në bisedime me zyrtarë të komunës që të vazhdojmë edhe me tutje me ndërtimin e produkteve “TE Pema”, për Kryeqytetin, pasi që është nevojë e kohës dhe ka shumë hapësira në qytet që ju duhet gjelbërimi dhe ajër i pastër. Jemi duke pritur takimet me komunat e tjera të Kosovës dhe me disa komuna të qyteteve të tjera të rajonit”, tha Deva.

“TE Pema T” është i barabartë me përafërsisht 70 pemë të zakonshme. Dhe gjithashtu kursehet hapësira rreth 80 herë. Ky projekt mundëson
ujitje automatike që bimët të jenë në formë të mirë dhe me kapacitetin e tyre maksimal gjatë gjithë kohës të jenë në funksion të pastrimit të ajrit. Bimët ujiten saktësisht me sasinë e nevojshme të ujit në periudha kohore specifike.
Produkti “TE Pema T” mbledh ujin nga të reshurat, të cilin e filtron dhe me atë ujë mbushet rezervuari, nga rezervuari i mbushur pompa automatike e dërgon ujin deri tek bimët. Po ashtu, kur nuk ka të reshura,  rezervuari mbushet në mënyrë manuale.
– Në kohë reale “TE Pema T” tregon për nivelin e ndotjes në atë zonë përmes indikatorit(dritës), të dhënat të cila i merr nga senzorët e integruar në produkt-, tregon z. Deva.

Prishtina shumë pak ka konkretizuar në çështjen e mjedisit, madje ska treguar aspak miqësi me gjelbërimin. Për derisa planit të Parisit i janë bashkuar 74 kompani dhe institucione publike, të cilat kanë nënshkruar një kartë për të bashkëpunuar në zhvillimin e bujqësisë urbane, zor se gjendet diçka e tillë në Kosovë.

Mbrojtja e mjedisit është praktikë në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror si dhe të vetë qenieve njerëzore.

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.