fbpx
Piter Feith

Feith angazhohet për dialog më transparent

Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, vlerëson se në Kosovë, përkundër se ka pasur mjaft zhvillime pozitive, megjithatë nevojitet më shumë punë për përparim në disa çështje kyçe, siç janë dialogu me Serbinë, sundimi i ligjit dhe përpjekjet që Kosova të jetë më afër Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për televizionin publik, Feith foli edhe për demarkacionin dhe krijimin e Ushtrisë.

“Sinqerisht mendoj se disa gjëra duhet të ndryshojnë. Mendoj se dialogu është shumë i drejtuar lartë-poshtë nga Brukseli dhe është shumë konfidencial dhe sekret. Askush nuk e di se cili është qëllimi i dialogut. Mendoj se shumë njerëz në Kosovë dhe po ashtu në Serbi janë të hutuar dhe nuk janë të mësuar, janë mosbesues ndaj asaj që po ndodh. Sugjerimi im, dhe këtë ua kam thënë në Bruksel, është që të punohet nga poshtë-lartë, me shoqërinë civile, organizatat e grave, OJQ, ekspertë në Kosovë, ku ka shumë të tillë. E di se atje është një prani e pasur e aktivistëve të shoqërisë civile. Ata duhet të informohen dhe të ketë transparencë ndaj tyre. Sepse një marrëveshje për një çështje kaq të ndjeshme siç është normalizimi i së ardhshëm me Serbinë ka nevojë për një bazë themelore dhe për mbështetjen nga popullata dhe sigurisht që kjo ende po mungon. Në vend se të punohet përmes presidentëve, kryeministrave dhe ministrave, që po ashtu duhet bërë, ne duhet të punojmë nga poshtë-lartë dhe mendoj se ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Feith.

Feith, duke folur rreth demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se zgjidhja e kësaj çështje nuk duhet të jetë tepër e vështirë, duke shpresuar se ka vullnet politik në Podgoricë për të rihapur diskutimin.

“E njohë këtë aspiratë dhe në një moment të caktuar do të ndodhë. Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për stabilitetin në rajon. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këshillën e shtabit të NATO-s lidhur me këtë çështje. Si masë e ndërtimit të besimit, rekomandimi im do të ishte që të mos i jepet shumë presion në këtë fazë. Mendoj se situata është ende e ndjeshme në këtë moment”, ka thënë Feith.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.