fbpx

Federata e Basketbollit: Nuk lejojmë agjenda politike

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka reaguar ndaj disa postimeve-deklaratave me përmbajtje të papërgjegjshme dhe kërcënuese në rrjete sociale dhe media, ku, si theksojnë përfaqësuesit e Federatës ” janë atakuar disa anëtarë të KB Sigal Prishtina”.

“FBK dëshiron të sqarojë se dënon fuqishëm shtyerjen e çfarëdo agjende politike të individëve ose grupeve të caktuara nëpërmjet basketbollit dhe dëshiron të përsërisë se si organizatë është jopolitike në veprimtarinë e saj dhe qasje të njëjtë presim edhe nga anëtarët tanë, gjegjësisht klubet dhe shoqatat e basketbollit”, thuhet në Komunikatën për media të FBK-së.

FBK kërkon nga KB Peja dhe KB Sigal Prishtina që ndeshjet finale të play-off-it të organizohen në mënyrën më të mirë të mundshme, apelon tek tifozët që të anojnë në mënyrë korrekte dhe kërkon nga organet e rendit e organet përgjegjëse për siguri, me të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm, që me kujdes të shtuar ti qasen kësaj ndeshjeje dhe të sigurojnë rrjedhë normale të saj, thuhet mes tjerash aty./infoglobi