Administrata për Ushqim dhe Medikamente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA) ka aprovuar ilaçin e ri kundër kancerit të gjirit.
Ilaçi është një kombinim i Herceptinës dhe i një toksini të fuqishëm. Besohet se i njëjti vret më shpejt qelizat e kancerit dhe redukton efektet anësore të tij, mëson InfoGlobi.
Ilaçi quhet Kadcyla, por ishte i njohur me shkurtesën T-DM1 , gjatë kohës kur me te bëheshin eksperimentet.
Zyrtarët e FDA-së njohtojnë që gjatë gjashtë muajve të përdorimit të tij në pacientë, mbi 50 për qind e femrave të prekura nga kanceri kanë shpëtuar.
Çmimi i ilaçit nuk është i ulët. Ai do të kushtojë rreth 9800 dollarë në muaj , kurse terapia duhet të zgjas rreth 10 muaj. Kostoja e përgjithsme e terapisë sillet rreth 95 mijë dollarë.
Ilaçin Kadcyla e krijoi Genentech.
I njejti është aprovuar nga FDA për tu përdorur te kanceret pozitive të gjirit (HER2). Ai është i pari që helmin me proteinën e njohur antitrupi monoklonal. Antitrupat ngjiten në masën e tumorit dhe lirojnë helmet e ilaçit. Mjekët nuk garantojnë se kanceri shërohet në tërësi, por ajo çfarë thonë është se ky ilaç gjithësesi do tu zgjatë jetë pacientëve më shumë se ilaçet e tjera./infoglobi
@infoglobi