fbpx
vrasjet ne las vegas #lasvegas

FBI : Sulmuesi që vrau 58 veta nuk ishte ISIS

FBI ka thënë se sulmuesi, i cili vrau të paktën 58 persona dhe plagosi të paktën 515 të tjerë në një koncert muzikor në Las Vegas të dielën mbrëma (sipas kohes lokale ), nuk ka lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).

“Në këtë pikë, kemi gjetur se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me organizatat terroriste ndërkombëtare”, ka thënë FBI.

Sot më herët, ISIS e mori përgjegjësinë për sulminpërmes një komunikate në uebsajtin e saj të lajmeve, Amaq, duke thënë se Stephen Paddock ishte ushtar i saj, i konvertuar në islam pak ditë para sulmit.

Sulmi i brendshëm është më i rëndë me armë zjarri në histori të SHBA-së.

Stephen Paddock vrau veten pak para se policia të futej në dhomën ku ndodhej ai.

Lexo edhe:

ISIS e merr përgjegjësinë për vrasjet në Las Vegas

Ky është vrasësi i “Las Vegasit”

Babai i vrasësit vuante ishte krimineli më i kërkuar nga FBI

Babai i sulmuesit në Las Vegas, Stephen Paddock, Benjamin Paddock më 1968 ishte në listën e më të kërkuarve nga SHBA. Ai ishte diagnostikuar si psikopat.

Në posterin e FBI ku kërkohen Benjamin Paddock, i cili ndonjëherë e quante vetën ‘Babushi’ thuhet se ai grabiste banka dhe se ‘kishte tendenca vetëvrasëse dhe duhej të konsiderohej i armatosur dhe shumë i rrezikshëm’.

Paddock kërkohej më 1968 pasi po atë vit ishte arratisur nga një burg në Texas.

Paddock i vjetri ishte dënuar me 20 vjet burg, pasi kishte grabitur një bankë në Phoenix më 1960.

Paddock kërkohej më 1968 pasi po atë vit ishte arratisur nga një burg në Texas.

Paddock i vjetri ishte dënuar me 20 vjet burg, pasi kishte grabitur një bankë në Phoenix më 1960.

Komuniteti i artistëve: Akti të cilësohet terrorist

Komuniteti i artistëve në Shba ka kërkuar që sulmi që rezultoi me vrasje të 59 personave dhe lëndimin e 515 të tjerëve, të cilësohet terrorist, pavarësisht se kush e kreu ate. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.