Ballina / BOTA / FBI: Janë këta të dyshuarit e shpërthimeve në Bostonit
Boston, maratona, të dyshuarit

FBI: Janë këta të dyshuarit e shpërthimeve në Bostonit

Pak pas përfundimit të vizitës që Presidenti amerikan Barak Obama i bëri Bostonit , Byroja Federale për Hetime (FBI) ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për kurdisjen dhe shpërthimin e bombave, që shkaktuan vdekjen e tre personave dhe lënduan mbi 175 të tjerë. 

 Sipas FBI dy personat dyshohet se kanë lënë çantat e tyre mu tek vendi ku ka ndodhur shpërthimi , të hënën në Boston.  Autoritetet amerikane kanë ftuar qytetarët në SHBA që të lajmërojnë nëse kanë çfarëdo informacioni për personat e dyshuar, por publiku është njoftuar që të shmanget nga kontakti i drejtpërdrejt me të dyshuarit ‘ngase ata janë të armatosur dhe të rrezikshëm’.

“Kushdo që i shef të dyshuarit apo ka informacione për ta , duhet t’i paraqitet FBI-së”, u tha në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur nga FBI, ku mediave për herë të parë iu prezantua pamja se si duken dy te dyshuarit e aktit terrorist në Bosoton, /infoglobi

Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni videon.

@infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

shengen shenja vizat

Danimarka e kërkon ndryshimin e rregullave të Shengenit

Kryeministri danez deklaroi se ai dhe formacioni i tij politik i qendrës së djathtë, Partia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.